Australia ndryshon rregullat për vizat e punës, çfarë duhet të dinë të rinjtë shqiptarë që synojnë të jetojnë atje

Të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Australi ose planifikojnë të emigrojnë atje për punë duhet të kenë parasysh ndryshimet e reja në programin australian të vizave Working Holiday, pasi qeveria ka rishikuar kushtet për qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj.

Sponsor 3M Express

Sipas televizionit publik australian ABC, ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, ka tërhequr pjesërisht planin fillestar për kufizimin e vizave, duke rritur nga 5 mijë në 25 mijë numrin e lejeve për vitin e tretë të qëndrimit përmes këtij programi.

Vendimi erdhi pas kundërshtimeve nga bizneset australiane, veçanërisht ato në bujqësi, turizëm dhe hoteleri, të cilat varen nga punëtorët e huaj.

Për shqiptarët që synojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, është e rëndësishme të dinë se rregullat e reja parashohin ndryshime në kohëzgjatjen e punës së detyrueshme në zonat rajonale.

Për aplikimin për vizën e dytë, kërkesa do të rritet nga 88 në 120 ditë pune.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi më 1 mars 2027, ndërsa sistemi i ri i përzgjedhjes së aplikuesve është shtyrë deri në të njëjtën periudhë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, duhet theksuar se programi Working Holiday nuk është automatikisht i hapur për shtetasit shqiptarë.

E drejta për aplikim varet nga shtetësia dhe marrëveshjet që Australia ka me vendet përkatëse.

Prandaj, shqiptarët me shtetësi të dyfishtë duhet të kontrollojnë nëse pasaporta tjetër u jep të drejtën për këtë vizë.

Ndryshimet e reja janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë së kryeministrit Anthony Albanese për të menaxhuar migracionin, duke ruajtur njëkohësisht fuqinë punëtore në sektorët që varen nga punëtorët e huaj./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim