ASEAN dhe Kina pa marrëveshje për Detin e Kinës Jugore

ASEAN dhe Kina pa marrëveshje për Detin e Kinës Jugore

ASEAN dhe Kina pa marrëveshje për Detin e Kinës Jugore

Kina dhe vendet anëtare të ASEAN-it nuk kanë arritur marrëveshje për kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore, pas negociatave të zhvilluara në Manila të Filipineve.

Sponsor 3M Express

Ministrja e Jashtme e Filipineve, Theresa Lazaro, bëri të ditur se rreth 80 për qind e draftit është dakorduar, por disa çështje kyçe mbeten të pazgjidhura, përfshirë faktin nëse marrëveshja do të jetë ligjërisht e detyrueshme.

Negociatat mes Kinës dhe ASEAN-it kanë zgjatur për më shumë se dy dekada, ndërsa mosmarrëveshjet territoriale në këtë zonë vazhdojnë të shkaktojnë tensione, veçanërisht mes Kinës dhe Filipineve.

Pretendimet territoriale të Pekinit mbivendosen me zonat ekskluzive ekonomike të Bruneit, Indonezisë, Malajzisë, Filipineve dhe Vietnamit.

Ndërkohë, Filipinet kanë shprehur shpresën që negociatat të përmbyllen gjatë vitit të ardhshëm, kur Singapori do të marrë kryesimin e ASEAN-it.

Në një zhvillim tjetër, liderët e ASEAN-it kanë vendosur të vazhdojnë përjashtimin e udhëheqësit të Mianmarit nga samitet e organizatës, për shkak të mungesës së përparimit në zbatimin e planit të paqes dhe vazhdimit të dhunës ndaj civilëve në vend./Klankosova.tv

Lexo edhe

Hoti godet Qeverinë Kurti: Rritje më e ulët ekonomike dhe inflacion më i lartë se në kohën e LDK-së

Hoti godet Qeverinë Kurti: Rritje më e ulët ekonomike dhe inflacion më i lartë se në kohën e LDK-së

KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”

KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”

Arrestohet basketbollisti, kapet me 34 kilogramë narkotikë

Arrestohet basketbollisti, kapet me 34 kilogramë narkotikë