Arsenali ndalet nga Newcastle pas 16 fitoreve radhazi

Arsenali ndalet nga Newcastle pas 16 fitoreve radhazi

Arsenali ndalet nga Newcastle pas 16 fitoreve radhazi

Londinezët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e parë të golave përmes Eberechi Ezes, i cili realizoi pas një asistimi të bukur nga Kai Havertz.

Newcastle pati vështirësi gjatë pjesës së parë, por reagoi fuqishëm pas pushimit. Harvey Barnes barazoi shifrat në minutën e 49-të, pas një aksioni të nisur nga William Osula.

Sponsor 3M Express

Vendasit vazhduan presionin dhe në minutën e 75-të arritën ta përmbysnin rezultatin. Malick Thiaw shënoi me kokë, pas një situate të krijuar nga goditja nga këndi, duke e kaluar Newcastle në epërsi 2-1.

Megjithatë, Arsenali nuk u dorëzua dhe arriti të shmangte humbjen. Noni Madueke përfitoi nga një gabim i portierit Lukas Hornicek, duke realizuar për 2-2 dhe duke i siguruar skuadrës së Mikel Artetës një pikë.

Ky barazim i dha fund serisë prej 16 fitoresh radhazi të Arsenalit në Premierligë në ndeshjet ku kishte shënuar golin e parë.

Arsenali mbetet në garën për kreun e tabelës, ndërsa Newcastle mund të pendohet për rastin e humbur për të marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të vet.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fabrizio Romano zbulon çfarë duhet të ndodhë që Araujo t’i bashkohet përfundimisht Liverpoolit

Fabrizio Romano zbulon çfarë duhet të ndodhë që Araujo t’i bashkohet përfundimisht Liverpoolit

Biznesmeni farmaceutik me 40 milionë euro tenderë publikë, Prokuroria i sekuestron pasuritë pas hetimeve për aktivitet kriminal në Itali

Biznesmeni farmaceutik me 40 milionë euro tenderë publikë, Prokuroria i sekuestron pasuritë pas hetimeve për aktivitet kriminal në Itali

Alonso pas humbjes nga Leeds: Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar

Alonso pas humbjes nga Leeds: Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar