Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, është bërë baba për herë të dytë. 37-vjeçari ka mirëpritur një vajzë me partneren e tij, Nicole Osbourne, lajmin e të cilës e kishte mbajtur larg vëmendjes publike.

Vajza ka lindur më 14 nëntor, me peshë 2.5 kilogramë, ndërsa emri i saj ende nuk është bërë i ditur. Çifti ka edhe një djalë 11-vjeçar, JJ.
Në një intervistë për “The Sun”, Joshua u shpreh i emocionuar për ardhjen në jetë të vajzës, duke treguar se dëshironte ta mbante të fshehtë gjininë e foshnjës gjatë shtatzënisë.
I dua djemtë, por sapo mora vesh se kishim një vajzë të vogël, thashë: Mjaft me FIFA, mjaft me motor, mjaft me PlayStation!
Boksieri tregoi se ende nuk e ka takuar nga afër të bijën, pasi ndodhet në Marbella duke u përgatitur për përballjen e shumëpritur me Tyson Fury. Deri atëherë, ai komunikon me partneren përmes telefonatave me video.
Joshua foli edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar pas humbjes së dy miqve të tij më të ngushtë, Sina Ghami dhe Latif Ayodele, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik në Nigeri, dhjetorin e kaluar.
Viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. E kuptova sa e çmuar është jeta dhe sa e shkurtër mund të jetë.
Do ta jetoj jetën time sipas detyrës. Edhe të kesh një vajzë ishte pjesë e detyrës sime. Doja të sillja jetë, ishte një vendim i vetëdijshëm, 100 për qind, u shpreh ai. /Telegrafi/





