Në një postim në Facebook, ambasada ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së zyrtares për Çështje Publike, Rebecca Satterfield, ka marrë pjesë në këtë konferencë, ku është takuar me përfaqësues të arsimit nga vende të ndryshme të Evropës.
Sipas ambasadës, Satterfield ka theksuar rëndësinë e zhvillimit profesional cilësor të mësimdhënësve dhe aftësive praktike për ekonominë moderne.

Ambasada ka vlerësuar se partneritete të tilla japin rezultate konkrete, duke forcuar kapitalin njerëzor të Kosovës dhe avancuar interesat e përbashkëta të Kosovës dhe SHBA-së për prosperitet dhe mundësi për gjeneratat e ardhshme.
Burimi: RTKLive





