Alarm në një shkollë të Prishtinës, 14-vjeçarja shkon në mësim me thikë – zbulon dhunën e vazhdueshme nga vëllai, përfundon në strehimore

Një rast shqetësues është zbuluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku një vajzë 14-vjeçare është gjetur me thikë. Pas ndërhyrjes së Policisë, e mitura ka rrëfyer se prej kohësh përballej me dhunë fizike dhe psikologjike nga vëllai i saj dhe se nuk ndihej e sigurt të kthehej në shtëpi, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti është raportuar të premten, më 13 nëntor, kur drejtoria e shkollës ka njoftuar Policinë se një nxënëse kishte me vete një armë të ftohtë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në shkollë, ku kanë takuar vajzën, prindin e saj dhe drejtoreshën e institucionit arsimor.

Thika është sekuestruar nga Policia, ndërsa e mitura është intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.

Gjatë intervistimit, vajza me inicialet E.Sh.,rreth 14-vjeçare, ka deklaruar se vëllai i saj, E.Sh., rreth 19-vjeçar, e kishte sulmuar, goditur dhe ofenduar vazhdimisht.

Sipas deklarimit të saj, dhuna e përsëritur kishte bërë që ajo të mos ndihej e sigurt në shtëpinë e familjes.

Pas marrjes së deklaratës, Policia ka intervistuar edhe vëllain e dyshuar.

Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente për dhunën në familje dhe, në koordinim me Qendrën për Punë Sociale, është vendosur që 14-vjeçarja të strehohet në një institucion mbrojtës.

Ndërkohë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara

Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara