Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me katër rrota (ATV), që ka ndodhur të premten pasdite në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Klan Kosova se rasti është raportuar rreth orës 15:00, kur i riu, derisa ishte duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.

Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, i identifikuar me inicialet A.H, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit policorë, Sektori Rajonal i Hetimeve dhe ekipi i Forenzikës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

Ylli i muzikës latine do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm

Ylli i muzikës latine do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero