Të shtunën, më 7 nëntor, moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell. Në orët e hershme të mëngjesit, në shumë zona parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 metra në sekondë.

Mot i ngjashëm pritet edhe të dielën, më 8 nëntor, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në disa zona të ulëta parashihet paraqitja e mjegullës.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 metra në sekondë.
Në përgjithësi, sipas IHK-së, fundjava do të sjellë mot të qëndrueshëm, me mëngjese të ftohta dhe temperatura më të buta gjatë ditës.
Burimi: RTKLive




