Mickoski: Po përpiqemi të gjejmë një blerës për Alta Bankën

Mickoski: Po përpiqemi të gjejmë një blerës për Alta Bankën

Mickoski: Po përpiqemi të gjejmë një blerës për Alta Bankën

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që mund të jenë të interesuara për ta marrë përsipër Alta Banka Manastir, me qëllim që të gjendet një zgjidhje dhe të shmanget falimentimi i bankës.

Sponsor 3M Express

Sipas Mickoskit, në këto takime do të marrin pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore dhe ministrja e Financave.

“Po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë një zgjidhje, përkatësisht një blerës që do ta blejë bankën. Në ditët e ardhshme, së bashku me guvernatorin dhe ministren e Financave, do të kemi takime me disa institucione financiare që mund të jenë blerës potencialë”, deklaroi Mickoski.

Ai përsëriti se të gjithë kursimtarët dhe kreditorët do të kompensohen plotësisht edhe në rast të një skenari falimentimi, duke theksuar se pjesa më e madhe e depozitave është e siguruar dhe se vlera e aktiveve të bankës është dukshëm më e lartë se detyrimet e saj.

Kryeministri akuzoi LSDM-në se po gëzohet për skenarin më të keq dhe se po përpiqet të përfitojë politikisht nga kriza, e cila sipas tij është importuar nga Serbia.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekulimeve, duke siguruar se Qeveria dhe Banka Popullore disponojnë me mekanizma për ta mbajtur situatën nën kontroll.

“Qëllimi është të shpëtohet banka, sepse bëhet fjalë për një institucion financiar vërtet të shëndoshë”, tha Mickoski.

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

Ylli i muzikës latine do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm

Ylli i muzikës latine do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Mickoski: Po përpiqemi të gjejmë një blerës për Alta Bankën | Momenti