Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Gjermani, humbin jetën dy persona

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Gjermani, humbin jetën dy persona

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Gjermani, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur pasditen e së premtes në Gjermani, ku një avion i vogël është rrëzuar në autostradën A2, në verilindje të qytetit të Magdeburgut, duke lënë të vdekur dy persona.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë gjermane, aksidenti është regjistruar rreth orës 14:48, në segmentin e autostradës mes qytetit të Burgut dhe zonës së pushimit Krähenberge.

Menjëherë pas rrëzimit, avioni është përfshirë nga flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe shpëtimit.

Dy personat që ndodheshin në bord kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e avionit dhe, pavarësisht intervenimit të ekipeve emergjente, janë nxjerrë të pajetë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, sipas informacioneve paraprake, në aksident nuk është përfshirë asnjë automjet që po qarkullonte në autostradë.

Si pasojë e ngjarjes, autostrada A2 është bllokuar në drejtim të Hannoverit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

E trishtë: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Gjonaj të Prizrenit

Ylli i muzikës latine do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm

Ylli i muzikës latine do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Gjermani, humbin jetën dy persona | Momenti