“Ah more bab, keq na lave”, reagon djali i viktimës së vrasjes në Suharekë

“Ah more bab, keq na lave”, reagon djali i viktimës së vrasjes në Suharekë

“Ah more bab, keq na lave”, reagon djali i viktimës së vrasjes në Suharekë

Djali i Sylë Dakajt, Arianit Dakaj, ka reaguar pas vrasjes së babait të tij në Suharekë, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e tij, Arianiti ka shkruar fjalë prekëse për të atin, duke thënë se largimi i tij i ka lënë dhimbje të madhe familjes. Ai gjithashtu ka thënë se personin që e konsideron përgjegjës për tragjedinë ia ka lënë në dorë Allahut.

“Ah more bab, keq na lave. Po taksirati kështu ish kon. […] Po Allahu ia ktheftë atij qysh na bani neve. Allahit në dorë ia kom lon at pis. Bab, ti pusho i qetë në Xhenet, të dërgoftë Allahu në Xhenet”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për një parking. I dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të Dakajt.

Viktima fillimisht ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, por, pavarësisht trajtimit, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Për këtë rast, të dyshuarit Rrahman Hoti i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Samiti BE-Britani: Të përkushtuar për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Britani: Të përkushtuar për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga viti 2024, investitorët alarmohen nga kriza në tregjet teknologjike

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga viti 2024, investitorët alarmohen nga kriza në tregjet teknologjike

Harry Kane i nënshtrohet me sukses operacionit pas lëndimit të rëndë, pritet të mungojë rreth tre muaj

Harry Kane i nënshtrohet me sukses operacionit pas lëndimit të rëndë, pritet të mungojë rreth tre muaj