Këngëtarja e njohur Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe, Rocki Mayers, janë bërë pjesë e një fushate të re të shtëpisë prestigjioze të modës Dior, ku kanë pozuar së bashku me xhaketa lëkure identike, duke promovuar çantën ikonike Lady Dior.

Në fotografitë e publikuara, artistja 38-vjeçare shihet duke e puthur të bijën në kokë, ndërsa në një tjetër imazh Rocki qëndron e ulur në prehrin e nënës së saj. Kjo shënon debutimin e vogëlushes në një fushatë të markës franceze.
Fushata synon të pasqyrojë dimensionet e ndryshme të Rihannës, nga karriera si këngëtare dhe kompozitore, te angazhimet si sipërmarrëse, aktore dhe nënë.
Lidhja e artistes me Dior nuk është e re. Ajo prej vitesh bashkëpunon me shtëpinë franceze të modës, ndërsa në vitin 2024 u bë edhe imazhi i parfumit të njohur J’adore.
Ndërkohë, Rocki duket se po ndjek hapat e së ëmës në botën e modës. Para fushatës së re me Dior, ajo ishte shfaqur edhe në një fushatë festive të markës Savage X Fenty, së bashku me dy vëllezërit e saj, RZA dhe Riot.
Vogëlushja kishte bërë gjithashtu një tjetër paraqitje të rëndësishme në prill, kur pozoi me Rihannën për kopertinën e revistës W.
Rihanna ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky: RZA, Riot dhe Rocki.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





