269 raste me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinimin e fëmijëve

269 raste me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinimin e fëmijëve

269 raste me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinimin e fëmijëve

oalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), Shoqata për të Drejtat e Pacientëve (PRAK) dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS) kanë shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve të fruthit në Kosovë, duke u bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të sigurojnë vaksinimin me kohë të fëmijëve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë periudhës 16 prill – 1 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 269 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 27 raste të reja.

Sponsor 3M Express

Në komunikatën e përbashkët, këto organizata theksojnë se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë ndërlikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

“Këto të dhëna rikujtojnë rëndësinë e vaksinimit në kohë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, thuhet në komunikatë.

Organizatat u kanë bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurohen se ata kanë marrë të gjitha dozat e rekomanduara sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Prindërit, fëmijët e të cilëve nuk i kanë marrë të gjitha dozat, janë inkurajuar që të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare për këshillim dhe vaksinim plotësues.

Në komunikatë, theksohet gjithashtu rëndësia e informimit të drejtë të prindërve dhe trajtimit të shqetësimeve të tyre përmes komunikimit të hapur dhe informacionit shkencor.

“Profesionistët shëndetësorë janë ndër burimet më të besueshme të informacionit dhe këshillimit për prindërit dhe familjet”, thuhet në komunikatë.

Duke iu referuar vlerësimit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të publikuar në shtator 2026, organizatat rikujtojnë se nuk ka dëshmi shkencore që mbështesin një lidhje shkakësore ndërmjet vaksinave, përfshirë vaksinën MMR, dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit.

Në fund, KOMF, AMC, PRAK dhe IEJL-PShS kanë vlerësuar përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKShPK-së, komunave dhe profesionistëve shëndetësorë në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Ato kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse, organizatat profesionale e akademike dhe familjet, me synim rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe përmirësimin e shëndetit të fëmijëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tragjedi në Florida, helikopteri bie në det – një i vdekur dhe dy të lënduar

Tragjedi në Florida, helikopteri bie në det – një i vdekur dhe dy të lënduar

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

Muriqi golin ndaj Liverpoolit ia dedikon tifozëve: Uroj të jetë pikë kthese

Muriqi golin ndaj Liverpoolit ia dedikon tifozëve: Uroj të jetë pikë kthese