“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

Analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar në Debat Plus se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet të shkarkohet, nëse nuk jep vetë dorëheqje.

Duke komentuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe përgjegjësinë institucionale, Mehmetaj ka thënë se ai është ministër prej gjashtë vjetësh dhe se përgjegjësitë për gjendjen në sistem nuk mund të shmangen.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, për rastin e Arlinda Zekajt nuk ka nevojë për hetime të tjera, por për vendime konkrete dhe përgjegjësi nga institucionet.

Mehmetaj ka kritikuar Qeverinë për mungesën e veprimeve, duke thënë se rasti i Arlindës për të është fatkeqësi që vetëm e ekspozon Qeverinë.

“Nuk ka të panjohura në situatë. Ekziston një ministër i cili se duhet me atribu tash sistemin, se gjashtë vjet janë në pyetje. Gjashtë vjet është ministër. Ekziston një minister i cili me krejt parametrat duhet me u shkarku nëse nuk ka vullnet me jep dorëheqje. S’ka dasht me dhënë dorëheqje, normalisht, unë e kam dit se as nuk shkarkohet, se është qellim vetvete. Ky sistem o qellim vetvete. Për ta rasti për qeverinë, rasti Arlinda Zekajt është fatkeqësi, vetëm ne ekspozimin e tyre, kurrsesi tjetër”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se nëse institucionet nuk marrin vendime, atëherë qytetarëve u mbetet që përmes votës në zgjedhje të përcaktojnë fatin politik të atyre që, sipas tij, e kanë lënë Policinë në këtë gjendje.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka