Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do të shërbejë si bazë për procedurat e mëtejshme drejt shpalljes së këtyre dy zonave si zona të mbrojtura.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Fitore Pacolli, e cila ka thënë se studimi dokumenton biodiversitetin e këtyre zonave dhe potencialin e tyre turistik.

Sipas Pacollit, pas pranimit të studimit, ministria do të nisë procedurat për ta dërguar nismën për votim përfundimtar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka theksuar se shpallja e Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit si zona të mbrojtura do të ndikojë në rritjen e sipërfaqes së territorit të mbrojtur të Kosovës nga 11 për qind në 12.4 për qind.

Pacolli e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Sot në Istog pranova zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit. Ky dokument thelbësor shkencor vërteton biodiversitetin e jashtëzakonshëm dhe potencialin e madh turistik të këtyre zonave, duke na dhënë një udhërrëfyes të qartë për zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka shtuar se institucionet do të angazhohen për mbrojtjen e këtyre pasurive natyrore.

Lexo edhe

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka