Muriqi golin ndaj Liverpoolit ia dedikon tifozëve: Uroj të jetë pikë kthese

Muriqi golin ndaj Liverpoolit ia dedikon tifozëve: Uroj të jetë pikë kthese

Muriqi golin ndaj Liverpoolit ia dedikon tifozëve: Uroj të jetë pikë kthese

Fenerbahçe ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit, me golin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pas ndeshjes është shprehur tejet i lumtur për këtë sukses.

Sponsor 3M Express

Muriqi ka thënë se këtë gol ia dedikon tifozëve të flaktë të skuadrës, duke shpresuar që fitorja e arritur të shërbejë si pikë kthese për Fenerbahçen në këtë sezon.

“Kemi kaluar në kohë të vështirë. Kemi treguar sa e madhe është Fenerbahçe. Të gjithë e kanë ndierë këtë. E kemi nisur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur gjuajtje që qëlloi shtyllën, kemi pranuar gol pa fat, por ia arritëm, ia dolëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes. E falënderoj secilin nga zemra. Uroj që kjo fitore të jetë pikë kthese këtë sezon”, ka deklaruar Muriqi.

Sulmuesi kosovar ka rikujtuar edhe ndeshjen e xhiros së kaluar në Ligën e Kampionëve, kur, sipas tij, Fenerbahçe e meritonte fitoren, por u detyrua të kënaqej me një barazim 2:2 ndaj Slavia Pragës.

“Sot kemi arritur fitore të madhe. Kemi pesë pikë dhe Shakhtari e LASK-u janë para nesh. Synimi jonë kryesor është që ta fitojmë Superligën e Turqisë. Por, do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, është shprehur sulmuesi i Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Ekskluzive | Katër plumba ndaj të riut te diskoteka “LIT” në Prishtinë – pas arrestimit të Ylber Tupallës, në Aeroport kapet edhe Lorid Reka

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e KE-së

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet pozitivisht në Raportin e KE-së

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale

Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale