12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë

12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë

12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë

Disa pjesë të qytetit të Vlorës janë përmbytur mbrëmjen e sotme, pas rreth 12 orësh reshje shiu.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të TCH, situata më problematike paraqitet në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët edhe si zona e “Albano dhe Romina”, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave.

Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë, akumulimi i ujit ka bërë që disa rrugë të mbeten të pakalueshme.

Gjatë ditës së sotme, prezencë uji është raportuar në disa rrugë dhe lagje të qytetit, ndërsa në orët e mbrëmjes situata problematike vijon kryesisht në rrugën e zonës “Albano dhe Romina”.

Lexo edhe

“Italia s’u informua” – Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi

“Italia s’u informua” – Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi

Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Pirc Musar: Sllovenia vazhdon ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës

Pirc Musar: Sllovenia vazhdon ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës