By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45 gradë Celcius
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45 gradë Celcius
TOP Momenti

Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45 gradë Celcius

Momenti
Published: June 19, 2026







Bota
June 19, 2026 – 18:20


Your browser does not support the video tag.

 


Your browser does not support the video tag.

Spanja po përgatitet për një valë të fortë të nxehti që pritet të përfshijë një pjesë të madhe të vendit dhe të sjellë temperatura ekstreme. Sipas meteorologëve, ditët në vijim do të jenë ndër më të nxehtat e vitit, me termometrin që në disa zona mund të ngjitet deri në 45 gradë Celsius.


Sipas programit europian të monitorimit klimatik Copernicus, vala e të nxehtit do të prekë fillimisht qendrën dhe perëndimin e Europës gjatë fundjavës, përpara se të zgjerohet në pjesën tjetër të kontinentit. Spanja dhe Franca pritet të jenë ndër vendet më të goditura, me temperatura që në rajonet më të nxehta mund të luhaten nga 40 deri në 45 gradë Celsius, shkruan Euronews.al.


Fenomeni po shkaktohet nga një masë ajri e nxehtë dhe e thatë që po lëviz nga Afrika drejt Europës. Rritja e temperaturave do të nisë që të shtunën, ndërsa të dielën në disa zona të Spanjës, si Galicia dhe bregdeti Kantabrian, temperaturat mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Në pellgjet e lumenjve Ebro, Tajo, Guadiana dhe Guadalquivir, termometri mund të kalojë pragun e 40 gradëve.


Kulmi i valës së të nxehtit pritet të regjistrohet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme. Sipas Meteored, temperaturat gjatë natës nuk do të zbresin nën 25 gradë Celsius në shumë rajone, duke e bërë vapën edhe më të vështirë për t’u përballuar. Në veri të Spanjës, temperaturat do të jenë deri në 15 gradë më të larta se mesatarja sezonale, një diferencë që konsiderohet e pazakontë për këtë periudhë të vitit.


Megjithëse nga 23 qershori pritet një zbutje graduale e fenomenit, ekspertët paralajmërojnë se moti i nxehtë do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Meteorologu José Antonio Maldonado e ka cilësuar situatën si një episod të “nxehtësisë ekstreme”, duke paralajmëruar se temperaturat më të larta ende nuk janë arritur dhe se disa rajone mund të përballen edhe me stuhi të forta gjatë ditëve në vijim.


source

You Might Also Like

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë
Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
Croatia ready to increase forces in Kosovo, NATO reviews number of KFOR troops
Kroacia gati të shtojë forcat në Kosovë, NATO rishikon numrin e trupave të KFOR-it

You Might Also Like

Arsyeja e pabesueshme që dyshohet se i mori jetën aktores turke
TOP Momenti

Arsyeja e pabesueshme që dyshohet se i mori jetën aktores turke

June 19, 2026
Dita e 19-të e protestës në Tiranë, policia merr në hetim 27 persona
TOP Momenti

Dita e 19-të e protestës në Tiranë, policia merr në hetim 27 persona

June 19, 2026
Qeveria merr disa vendime
TOP Momenti

Qeveria merr disa vendime

June 19, 2026
Ligji për lojërat e fatit, kërkohet heqja e ndalesës për reklamim në media
TOP Momenti

Ligji për lojërat e fatit, kërkohet heqja e ndalesës për reklamim në media

June 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?