By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Spanca: Vetëm 37% e rekomandimeve të auditimit janë zbatuar plotësisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Spanca: Vetëm 37% e rekomandimeve të auditimit janë zbatuar plotësisht
TOP Momenti

Spanca: Vetëm 37% e rekomandimeve të auditimit janë zbatuar plotësisht

Momenti
Published: May 18, 2026




Foto: Laura Hasani





Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë të ditur se auditimet e kryera kanë identifikuar mangësi të konsiderueshme në sektorë kyç publik, duke përfshirë efikasitetin e shërbimeve, menaxhimin e projekteve dhe digjitalizimin.

Your browser does not support the video tag.


“Problemet përfshijnë mungesë të efikasitetit dhe efektivitetit në shërbime publike, dobësi në planifikimin e projekteve infrastrukturore, mangësi në mbrojtjen e konsumatorëve, qeverisje të dobët në lejet për ndërtim të lartë dhe zhvillim urban, si dhe menaxhim joefikas në energjinë e ripërtëritshme dhe prokurim publik”, tha Spanca.


Ajo shtoi se janë evidentuar edhe dobësi në digjitalizim dhe sigurinë e informacionit.




“Gjithashtu janë evidentuar dobësi në digjitalizim, siguri të informacionit dhe menaxhim të të dhënave, duke kërkuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisje dhe llogaridhënie”, u shpreh ajo. Spanca tha se niveli i zbatimit të rekomandimeve të auditimit mbetet i ulët.


“Sipas analizave tona, vetëm 37% e rekomandimeve janë zbatuar plotësisht, ndërsa pjesa e mbetur është në proces zbatimi ose nuk është zbatuar fare”, deklaroi ajo.


Duke folur për raportimin institucional, ajo theksoi bashkëpunimin me Kuvendin, pavarësisht sfidave.


“Pavarësisht mosfunksionimit të rregullt të Kuvendit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka përmbushur obligimin e saj raportues dhe i ka dorëzuar Kuvendit raportet dhe dokumentet e tjera vjetore dhe periodike”, tha Spanca, duke shtuar se mosshqyrtimi i tyre “ka zbehur llogaridhënien në administrimin e shpenzimit të parasë publike”.


Ajo njoftoi se gjatë vitit 2025 janë mbajtur aktivitete të shumta me media, shoqëri civile dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe janë pranuar 31 sinjalizime nga qytetarët dhe institucionet.


“Sipas raportit të Barometrit Ballkanik… Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon të gëzojë nivel të lartë besimi publik”, tha ajo, duke shtuar se edhe raporti i Komisionit Evropian vlerëson progresin në transparencë dhe cilësi të auditimit.


Megjithatë, Spanca përmendi edhe sfida institucionale, përfshirë mungesën e objektit adekuat dhe nevojën për ndryshime ligjore.


“Një ndër sfidat kryesore vazhdon të mbetet mungesa e një objekti adekuat për akomodimin e personelit të Zyrës Kombëtare të Auditimit”, tha ajo, raporton rtk.


Sipas saj, gjatë vitit 2025–2026 janë planifikuar gjithsej 145 auditime, përfshirë auditime të rregullsisë, performancës, pajtueshmërisë dhe projekte të financuara ndërkombëtarisht.


“Raportet individuale për auditimet e rregullsisë do të publikohen deri më 30 qershor, ndërsa raporti vjetor për buxhetin e Kosovës pritet t’i dorëzohet Kuvendit jo më vonë se 31 gusht 2026”, përfundoi Spanca.


source

You Might Also Like

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë

LEXO GJITHASHTU

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Lajme
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin

August 7, 2026
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti

Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës

August 7, 2026
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
TOP Momenti

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona

August 7, 2026
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
TOP Momenti

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?