By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Spanca: Dërgojmë raste në Prokurori, por s’kemi informacion për fatin e tyre
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Spanca: Dërgojmë raste në Prokurori, por s’kemi informacion për fatin e tyre
TOP Momenti

Spanca: Dërgojmë raste në Prokurori, por s’kemi informacion për fatin e tyre

Momenti
Published: May 18, 2026




Foto: Laura Hasani





Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se të gjitha gjetjet e evidentuara në raportet e auditimit, përfshirë edhe ato për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë dhe shkeljet në prokurim publik, trajtohen nga departamenti përkatës në Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe, në rastet kur dyshohet për elemente të veprës penale ose keqpërdorim, procedohen në Prokurorinë e Shtetit.

Your browser does not support the video tag.


Spanca, duke iu përgjigjur pyetjes së Ekonomisë Online, nëse gjetjet e auditimit përbëjnë bazë të mjaftueshme për trajtim nga organet e drejtësisë dhe nëse pret përgjegjësi institucionale, tha se pas publikimit të çdo raporti bëhet shqyrtimi i detajuar nga departamenti përgjegjës.


“Këtu do e theksoja, ne kemi departamentin e posaçëm i cili do të, do të merret me trajtimin, ku pas, ku pas publikimit të çdo raporti të auditimit, ky departament e merr dhe e shqyrton. Dhe aty ku vlerësohet se ka elemente potenciale të veprës penale apo të mashtrimit dhe keqpërdorimit, rasti procedohet tek prokurori i shtetit. Njësoj do të thotë procedura sikur tek të gjitha raportet e auditimit”, tha ajo.


Spanca shtoi se pret efikasitet më të madh nga Prokuroria e Shtetit dhe zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2023 mes ZKA-së dhe Prokurorisë.


“Normal se presim nga prokuroria e shtetit që të jetë më efikase, dhe po ashtu presim që prokurori i shtetit ta respektojë marrëveshjen të cilin e kemi lidhur në vitin 2023, sepse në këtë mënyrë ne vazhdojmë të dërgojmë raste, mirëpo nuk kemi dijeni, do të thotë, për statusin e tyre, nëse janë mbyllur hetimet, apo vazhdojnë hetimet, apo është ngritur ndonjë aktakuzë”, tha ajo.


Spanca bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë dërguar 80 raste në Prokurorinë e Shtetit.


source

You Might Also Like

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti

LEXO GJITHASHTU

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Lajme
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme

You Might Also Like

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

August 7, 2026
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor

August 7, 2026
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë
TOP Momenti

Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?