Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe do të jetë stabil, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, duke filluar nga dita e sotme, në vendin tonë temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Siç bën të ditur IHMK-ja, sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 33 gradë Celsius.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:


