By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Sot po ju respektojmë” – PSD “rikthehet” te LVV, i fton për debat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Sot po ju respektojmë” – PSD “rikthehet” te LVV, i fton për debat
Lajme

​“Sot po ju respektojmë” – PSD “rikthehet” te LVV, i fton për debat

Momenti
Published: May 21, 2026

Partia Socialdemokrate, ka dërguar të enjten në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje një ftesë për debat, ani pse kryetari i saj nuk u lejua të hynte brenda zyrave të LVV-së nga Policia e Kosovës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se vendi ka mbetur pa opozitë, e sipas tij PSD është e vetmja parti opozitare që pushteti i “frikësohet”.

Your browser does not support the video tag.

Molliqaj tha se PSD ka ftuar sot LVV-në për debat para zgjedhjeve për të diskutuar për ide e jo për siç tha ai, pazare siç diskutojnë me kryetarin e LDK-së e PDK-së.

“Në vende demokratike, pushteti frikësohet nga opizita. Ne kemi pasur një praktikë ku opozita është frikësua nga pushteti, por, siç e pash ky rrugëtim i Partisë Socialdemokrate për opozitë, jo për pazare i jepi efektet e para. Na bllokuan hyrjen me polici.. Vetëvendosja i tutet veç Partisë Socialdemokrate. Qysh e patë, edhe zyrtarët brenda u drodhën. Thonë ti që ka ardhë ndokush, PSD-ja ka ardhë, Dardani ka ardhë me media, me një zarf isha. Paramendoni me qenë PSD-ja në Kuvend, paramendoni qysh do të duken këta. Se këta janë mësuar me opozitarë që s’kanë as kredibilitet moral, as guxim politik, as vetëdije, as aktivizim. Erdha sot me i sfidu i bindur, i vetëdijshëm që s’janë gati. Kosova ka nevojë për debat edhe erdha sot me e ftu Vetëvendosjen në debat para zgjedhjeve për ide, për diskutime, jo për pazare qysh diskutojnë me Lumirin e me Bedriun e me të tjerët”, tha Molliqaj.

Tutje, Molliqaj theksoi se Partia Socialdemokrate do të jetë partia e vetme opozitare, nëse arrijnë të hynë në Kuvendin e Kosovës, që jo në zyre, po edhe në Qeveri do t’u shkojnë pushtetarëve.

Sipas tij, nuk do të ketë më opozitë formale e të pazareve.

“Vetëvendosja po bën debat sot me partitë opozitare sepse i ka damkosur ato. Vetëvendosja e ka kryer betejën me këto parti që kanë qenë deri dje opozitë, beteja e vërtetë politike ideore është mes Partisë Socialdemokrate dhe Vetëvendosjes, kjo është sfida. E ftoj Vetëvendosjen, nuk qesim kriter. Cilindo kandidat të tyre prej 1 deri 110, me cilindo prej nesh, sa herë të duan, ku të duan, në cilindo debat, në cilindo emision. Nëse s’kanë gatishmëri për debat, nëse na frikësohen e i marrin policinë, nëse dridhen prej zarfeve, le të bëhen gati me u dridhë hala më shumë prej debateve, sfidave, aksioneve, protestave. Jo pse i duam ne, jo pse janë përse të këtyre, po sepse Kosova duhet me mbet vend demokratik… Prandaj ne jemi të bindur që Kosova e ka rastin unik, ne do ta bëjmë punën maksimale që Kuvendit të ardhshëm, pas 7 qershorit, t’i ofrojmë opozitë që s’e kanë parë. Qysh i shkuam sot në zyre të partisë, do t’i shkojmë në zyre të komisioneve, të qeverisë, të ministrave, nuk ka me pasur më qeverisje të qetë sepse nuk ka më opozitë formale e të pazareve. Opozita e vërtetë dhe përnjëmend është Partia Socialdemokrate”, tha Molliqaj.

I pari i PSD-së bëri të ditur se aktivitetet nuk do të ndalen, do të ftojnë përsëri në debat secilën parti derisa të marrin një përgjigje pozitive.

Përveç debatit, Molliqaj bëri të ditur për publikun se do të realizojnë një aktivitet për deklaratën e ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla e cila ka deklaruar se e përkrah deklaratën e ish-deputetit të LVV-së, Fatos Gecit për katërshen e UÇK-së në Hagë. /KP/

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?