By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
TOP Momenti

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Momenti
Published: August 6, 2026

Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.

Your browser does not support the video tag.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend.

Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë së re.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Takimi i së martës dhe së mërkurës mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk përfundoi me një marrëveshje për bashkëqeverisje. Megjithatë, të dy liderët kanë lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e diskutimeve.

Kurti ka deklaruar se ekziston interesimi për bashkëpunim me LDK-në “për progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja synon “balancë institucionale”, në mënyrë që një subjekt politik të mos përqendrojë të gjitha pozitat kryesore shtetërore. /Telegrafi/

You Might Also Like

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së
Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat
Një jetë në shërbim të gjuhës shqipe: Mësuesja Rafete Kosumi, simbol i përkushtimit në mërgatë
Shasivari – Miller: Prioriteti ynë është interesi më i mirë i fëmijës,  në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës
Dy oficerë, jo një popull

LEXO GJITHASHTU

Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës
Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës
Lajme
Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine
Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine
Lajme
Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme
Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit
Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit
Lajme
Portali Eualive: Beogradi po e humb betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit
Portali Eualive: Beogradi po e humb betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit
Lajme

You Might Also Like

LSDM: Maqedonia po përballet me krizë ushqimore, bujqit mbijetojnë me vështirësi
TOP Momenti

LSDM: Maqedonia po përballet me krizë ushqimore, bujqit mbijetojnë me vështirësi

August 19, 2026
Në Zubin Potok dyshohet për mbetje kockore të së paku 23 individëve
TOP Momenti

Në Zubin Potok dyshohet për mbetje kockore të së paku 23 individëve

August 19, 2026
Aksident mes tri veturave në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar
TOP Momenti

Aksident mes tri veturave në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

August 19, 2026
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, dyshohen për “dhunë” dhe “zhvatje”
TOP Momenti

Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, dyshohen për “dhunë” dhe “zhvatje”

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?