Në orën 10:00, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”.
Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procedurës gjyqësore ndaj të dyshuarve për përfshirje në sulmin që kishte në shënjestër infrastrukturën kritike të Kosovës.
Rasti konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të autoriteteve të sigurisë dhe drejtësisë, ndërsa në seancën e sotme pritet të shqyrtohen veprimet e mëtejshme procedurale në këtë proces gjyqësor.

