By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Petkoviq vazhdon propagandën e Beogradit: Kontrollet rutinë të Policisë së Kosovës i paraqet si “represion” ndaj serbëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Petkoviq vazhdon propagandën e Beogradit: Kontrollet rutinë të Policisë së Kosovës i paraqet si “represion” ndaj serbëve
Lajme

Petkoviq vazhdon propagandën e Beogradit: Kontrollet rutinë të Policisë së Kosovës i paraqet si “represion” ndaj serbëve

Momenti
Published: July 27, 2026

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar retorikën akuzuese ndaj institucioneve të Kosovës, duke tentuar të paraqesë masat standarde të sigurisë të Policisë së Kosovës si veprime të drejtuara kundër besimtarëve serbë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Petkoviq pretendoi se policia kreu kontrolle “të panevojshme dhe tendencioze” ndaj qytetarëve që morën pjesë në shënimin e festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren. Ai i cilësoi këto kontrolle si “akt represioni” dhe akuzoi autoritetet e Kosovës, pa prova se kinse penguan edhe punën e disa mediave në gjuhën serbe.

Në përpjekje për të dramatizuar situatën, Petkoviq ka thënë se “qëllimi ishte të krijohej një Gazimestan i ri”, duke rikthyer një narrativë politike të përdorur prej vitesh nga Beogradi për të paraqitur Kosovën si kërcënim ndaj komunitetit serb dhe për të nxitur tensione politike.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, kontrollet e Policisë së Kosovës në ngjarje me numër të madh pjesëmarrësish janë procedura të zakonshme sigurie, të cilat zbatohen pa dallim etnie apo përkatësie fetare dhe kanë për qëllim parandalimin e incidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve.

Kjo qasje e Petkoviqit synon jo vetëm diskreditimin e institucioneve të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe ushqimin e narrativave viktimizuese për qëllime politike të brendshme në Serbi.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar vazhdimisht se Policia e Kosovës vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale, me misionin për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

Po ashtu, Dukagjini nga tereni merrr vesh se nuk ka pasur as edhe një provokim të vetëm nga ana e policisë, por po ashtu as nuk ka pasur raportime në institucionet e rendit për ndonjë incident në këtë manifestim.

source

You Might Also Like

Ukraina regjistron muajin më vdekjeprurës për civilët që nga viti 2022, intensifikohen sulmet ruse
Koreja e Jugut shpall iniciativa prej 950 miliardë dollarësh në AI, forcon aleancën me gjigantët globalë të teknologjisë
Konjufca pret sot në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”
Sot shpallet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet – Vuçiq mund të përballet me pasoja
Lajme

Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet – Vuçiq mund të përballet me pasoja

July 26, 2026
Irani paralajmëron rritje të çmimit të benzinës, qeveria: Ndryshimet janë të pashmangshme
Lajme

Irani paralajmëron rritje të çmimit të benzinës, qeveria: Ndryshimet janë të pashmangshme

July 26, 2026
Sulmi në Berlin, Merz: Gjermania nuk do t’i nënshtrohet terrorizmit
Lajme

Sulmi në Berlin, Merz: Gjermania nuk do t’i nënshtrohet terrorizmit

July 26, 2026
Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju
Lajme

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

July 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?