Komuna e Obiliqit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në 13:00 në Termocentralin “Kosova B” do të realizohen testime teknike të sistemit të alarmit.
Sipas njoftimit, gjatë këtij intervali do të dëgjohen alarme paralajmëruese, të cilat janë vetëm pjesë e testimeve dhe nuk paraqesin rrezik apo arsye për shqetësim.
“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të mos krijojnë panik.” – thuhet në njoftim.
The post Sot do të testohet sistemi i alarmit i TC “Kosova B”, ftohen qytetarët të mos shqetësohen appeared first on Gazeta Express.



