By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sonte përfundon Panairi i librit, botuesit flasin për interesimin dhe sfidat e tregut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sonte përfundon Panairi i librit, botuesit flasin për interesimin dhe sfidat e tregut
TOP Momenti

Sonte përfundon Panairi i librit, botuesit flasin për interesimin dhe sfidat e tregut

Momenti
Published: June 21, 2026

Me interesim të konsiderueshëm nga lexues të moshave të ndryshme sonte përfundon edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Prishtinë, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë.

Në ditën e fundit të panairit, përfaqësues të shtëpive botuese dhe vizitorë ndanë përshtypjet e tyre për titujt më të kërkuar, interesimin e lexuesve dhe sfidat, me të cilat po përballet tregu i librit.

Your browser does not support the video tag.

Redaktorja e shtëpisë botuese “Albas”, Vesa Avdiu, tha se interesim ka pasur si për librat për fëmijë, ashtu edhe për ata për të rritur.

“Librat që shiten më së shumti ka edhe për fëmijë, po edhe për të rritur ka që shiten. Momentalisht ne e kemi librin “Unë jam Majlinda Kelmendi”, i cili është për fëmijë, por që mund të lexohet edhe nga të rriturit, i cili bëri bujë në panair, pasi ishte libri i parë i serisë “Unë jam”. Edhe seria është e re, edhe libri ishte i ri në këtë rast. Ndërsa, ka edhe libra të tjerë që shiten. Është seria e Petro Markos, e cila shitet shumë. Pastaj e kemi edhe librin “Imoralisti”, i cili edhe ai ka pasur një pëlqyeshmëri në këtë panair. Ndërsa edhe librat për fëmijë, ka shitje, për ata që janë më të vegjël, edhe tek klasikët, edhe seria “Një familje e paparë”, u shpreh Avdiu.

Ndërkaq, Alfred Beka nga shtëpia botuese “Jakup Ceraja” tha se sivjet interesimi më i madh ka qenë për librat historikë dhe biografikë.

“Janë marrë kryesisht libra nga fusha e letërsisë, kemi edhe nga fusha e historisë, filozofisë. Sivjet më shumë janë shitur këto nga fusha e historisë, për shembull, biografi ose që përshkruajnë historinë e shqiptarëve. Është ky libri më i ri që na ka ardhur i gjeneralit Rrahim Ademi, “Vetëm e vërteta”, përshkruan luftën në Kroaci, betejat, strategjitë që i ka bërë. Pastaj kemi “Golgota shqiptare”, “Luftërat ballkanike”, e kemi librin “Serbia dhe Shqipëria” nga Dimitrije Tucoviq, edhe ai është libër që sapo ka dalë nga shtypi. Kemi librin rreth jetës së Ana Frankut, vrasësit e saj në kampin e Aushvicit. Pastaj kemi nga fusha e letërsisë, për shembull, autorë të ndryshëm amerikanë si Francis Scott Fitzgerald, libri me “Tregime të Epokës së Xhazit”, kemi Giovanni Boccaccio, kemi autorë të ndryshëm, përkthime kryesisht. Shumica e librave tanë janë autorë të huaj që i përkthejmë”, tha Beka.

Sipas tij, çmimet kanë qenë nga 5 deri në 15 euro. Ai shtoi se blerësit më të shpeshtë kanë qenë personat e grupmoshës 40 deri në 50 vjeç.

Ndryshe nga botuesit e tjerë, bashkëthemeluesja e shtëpisë botuese “Alb-med”, Mirushe Emini, u shpreh e zhgënjyer me ecurinë e panairit, duke e cilësuar atë si më të dobëtin ndër vite për shtëpinë e saj botuese.

“Panairi zakonisht nuk është i dedikuar për shitje, edhe pse te ne kryesisht është festë e librit edhe ashtu është dashur të jetë, po është edhe një mundësi që njerëzit po njihen me librat. Fatkeqësisht, ky panair për ne ka qenë panairi më i dobët nga 26 panaire që marr pjesë rregullisht. Nuk e di, çmimet i kemi ulur më shumë se çdo herë tjetër, por sigurisht gjendja ekonomike e popullatës është e dobët, ose edhe ikja, ikja e njerëzve që është shumë e madhe në këto vitet e fundit e ka bërë të veten. Ndoshta edhe duhet të edukohen lexuesit tanë që të kujdesen më tepër për shëndetin, sepse e shoh që kryesisht për edukimin shëndetësor më pak kanë interesim. Ndërsa kemi 9 tituj të edukimit shëndetësor, po nuk nuk ka shumë interesim”, tha Emini.

Panairi u vizitua edhe nga shumë lexues të rregullt. Njëri prej tyre, Mehmeti nga Peja, tha se kishte blerë tetë deri në nëntë libra, kryesisht nga fusha e psikologjisë dhe filozofisë.

“I shoh të kënaqshme, po prapëseprapë, libri është i shtrenjtë, po meqenëse edhe këta kanë kosto të botimit, të përkthimit e të shtypjes, besoj që është real… Zakonisht në këtë panair ka pasur tituj të rinj. Po, shërbimet janë të kënaqshme, librat janë, cilësia e librit është e mirë. Faktikisht kam shpresë edhe një porosi për të gjithë gjeneratat e reja: ikni mediave sociale, afrohuni te libri”, tha ai.

Edhe lexuesi Musa Tollari tha se e ka vizituar panairin pothuajse çdo ditë dhe ka blerë libra nga fusha të ndryshme.

“Unë çdo ditë pothuajse e kam vizituar. Kam blerë unë në fillim disa libra, edhe ditën e dytë, të tretë, edhe sot para mbylljes kam ardhur. Besoj që marr ndonjë libër, ose letërsi ose filozofi, psikologji e të tjera… secili duhet me ditë edhe të rriturit, edhe fëmijët, edhe të moshuarit që të vijnë, sidomos gjatë panairit, ta vizitojnë, t’i plotësojnë dëshirat me ata libra, për të cilët kanë nevojë, edhe për t’i lexuar, po edhe për ta kënaqur shpirtin”, u shpreh Tollari.

Edicioni i 26-të i Panairit të Librit mbylli dyert pas disa ditësh aktivitetesh, promovimesh dhe takimesh mes botuesve, autorëve dhe lexuesve, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e këtij organizimi si ngjarja më e madhe e librit në vend.

You Might Also Like

Pyetësori i Telegrafit: Diaspora mes dëshirës për kthim dhe investimit – mbi gjysma planifikojnë të kthehen në Kosovë
Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni, të moshës 12 deri në 17 vjeç, janë ekspozuar ndaj abuzimit seksual në botën digjitale
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra të përveçëm për Presidentin – takimet vazhdojnë
Deputetët tentojnë të hyjnë në Qeveri, Musliu i reagon Policisë: Ligji është mbi politikën
QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar

LEXO GJITHASHTU

Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
Lajme
Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim
Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim
Lajme
Shtabi i Ukrainës: Rusia ka humbur rreth 1.5 milionë ushtarë në luftë kundër Ukrainës
Shtabi i Ukrainës: Rusia ka humbur rreth 1.5 milionë ushtarë në luftë kundër Ukrainës
Lajme
“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
Lajme
Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan
Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan
Lajme

You Might Also Like

32 persona të lënduar në aksidente trafiku në 24 orët e fundit
TOP Momenti

32 persona të lënduar në aksidente trafiku në 24 orët e fundit

August 27, 2026
Mbi dy orë bisedime, përfundon takimi Kurti -Abdixhiku
TOP Momenti

Mbi dy orë bisedime, përfundon takimi Kurti -Abdixhiku

August 27, 2026
PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës
TOP Momenti

PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës

August 27, 2026
Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, çfarë dihet deri tani?
TOP Momenti

Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, çfarë dihet deri tani?

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?