By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese
TOP Momenti

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Momenti
SHARE

Politologu, Avdi Smajljaj ka vlerësuar se listat e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit nuk sjellin ndryshime të mëdha në skenën politike.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Smajljaj ka theksuar se listat përmbajnë vetëm disa “freskime”, ndërsa pjesa më e madhe e kandidatëve janë deputetë që kanë qenë edhe në legjislaturat e kaluara.

“Listat kanë pësuar vetëm pak përmirësime dhe freskime, ndërsa pjesa më e madhe dominohet nga deputetë që kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar, por edhe në ato paraprake. Këta deputetë nuk arritën që për një vit t’i japin vendit institucione funksionale. Po ashtu, kemi parë se një pjesë e madhe e tyre kanë qenë pothuajse inekzistentë, duke vepruar kryesisht në bazë të direktivave që marrin nga liderët e partive”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, përbërja e listave nuk është shumë domethënëse nëse deputetët vazhdojnë të mos kenë pavarësi në vendimmarrje.

Ai ka shtuar se Kuvendi në legjislaturat e fundit është dëshmuar ndër më të dobëtit, duke mos arritur t’i sigurojë vendit institucione funksionale, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

Smajljaj ka theksuar se Kosova ka nevojë për deputetë me integritet dhe autonomi politike, të cilët interesin e qytetarëve dhe shtetit e vendosin para interesave të liderëve partiakë.

“Përbërja apo gjithpërfshirja në lista nuk është shumë domethënëse, pasi deputetët sërish do të veprojnë në bazë të direktivave partiake. Në bazë të kësaj, mund të themi se Kuvendi, në legjislaturat e fundit, është dëshmuar ndër më të dobëtit, duke mos arritur t’i japë vendit president dhe institucione funksionale.Është shumë e rëndësishme që vendi të përfaqësohet nga figura që janë zë i qytetarëve, mendojnë për interesin e tyre dhe kanë autonomi e pavarësi vepruese brenda Kuvendit. Sikur të ishte kështu, edhe liderët e partive do ta kishin më të vështirë ta bllokonin vendin, pasi në Kuvend do të kishte deputetë me integritet, të cilët interesin e shtetit dhe të qytetarëve e vendosin para interesit të liderit partiak”, ka thënë ai.

source

You Might Also Like

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS
Stjuardesa zbulon se çfarë zakoni duhet të shmangin pasagjerët gjatë fluturimeve: Mund të jetë i rrezikshëm
“Po vepron si huligan”, Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë
Selmanaj: Kam vendosur të mos jem pjesë e listës, jam në shërbim të LDK’së, do angazhohem për fitoren
Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Kosovarët në prillin e këtij viti i kanë blerë gjërat më shtrenjtë për 7,5 % krahasuar me vitin e kaluar
Lajme

Kosovarët në prillin e këtij viti i kanë blerë gjërat më shtrenjtë për 7,5 % krahasuar me vitin e kaluar

Momenti
Momenti
May 13, 2026
Probleme në sistemin kufitar, Maqedonia Veriore ndalon përkohësisht qarkullimin e veturave
Të dielën vranësira dhe intervale me diell, temperaturat deri në 22 gradë
“Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn
​“Zor boll të udhëtohet për në Prishtinë”, të sëmurit nga kanceri kërkojnë që shërbimet t’u ofrohen në spitalet rajonale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?