By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Si po ndryshon pesha politike e 600 mijë kosovarëve në Gjermani dhe pse interesohen për politikën në Kosovë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Si po ndryshon pesha politike e 600 mijë kosovarëve në Gjermani dhe pse interesohen për politikën në Kosovë?
TOP Momenti

Si po ndryshon pesha politike e 600 mijë kosovarëve në Gjermani dhe pse interesohen për politikën në Kosovë?

Momenti
Published: June 6, 2026

Në Gjermani jetojnë më shumë se 600 mijë njerëz me rrënjë kosovare. Politikisht, diaspora nuk ka qenë e dukshme për një kohë të gjatë. Tani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po lufton për të fituar mbështetjen e tyre, shkruan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Kosova mbetet një nga vendet evropiane më të varura nga mërgata e saj. Vetëm gjatë vitit të kaluar dërgesat e parave nga jashtë përbënin rreth 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Megjithatë, siç raporton gazeta e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung”, për një kohë të gjatë kjo diasporë e madhe ka qenë politikisht e padukshme brenda sistemit gjerman. Sot, me një numër që kalon mbi 600 mijë njerëz me rrënjë kosovare që jetojnë në Gjermani, një gjeneratë e re po kërkon të thyejë këtë izolim dhe të gjejë zërin që i takon.

Your browser does not support the video tag.

Ky zgjim politik ka zgjuar vëmendjen edhe në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po lufton fort për të fituar simpatinë e tyre, duke parë te Gjermania dhe Zvicra bastionet më të fuqishme të partisë së tij, Vetëvendosje. Në zgjedhjet e fundit, tre të katërtat e kosovarëve me të drejtë vote në Gjermani zgjodhën pikërisht atë.

Në artikullin e saj, “Süddeutsche Zeitung” sjell në vëmendje rastin e Arianit Besirit, i cili në mars të vitit 2025 hyri në histori si i pari kosovar që zgjidhet kryetar i një komune në Gjermani (në Morbach të Rheinland-Pfalz). Ky sukses bëri që ai të ftohej menjëherë në një audiencë zyrtare nga vetë Kurti në Prishtinë.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur mbi këtë fenomen, Besiri jep një shpjegim mjaft analitik për gazetën gjermane. Sipas tij, joshja që Kurti dhe partia e tij u bëjnë mërgimtarëve qëndron te premtimi se ata, si “fëmijë të Kosovës”, po ndihmojnë në ndërtimin e një “shteti të fortë”.

Sipas analizës së Besirit, vota për Kurtin nga jashtë funksionon edhe si një lloj mekanizmi psikologjik për t’u çliruar nga ndjenja e fajit ose e turpit që ata jetojnë në mirëqenie në Perëndim, ndërsa të afërmit e tyre në vendlindje përballen me vështirësi të përditshme. Ky raport krijon një presion të lartë te gjeneratat e dyta për të mos dështuar në mërgim.

Për një kohë të gjatë, raportet mes atyre që jetonin brenda dhe atyre që kishin ikur kanë qenë të ndërlikuara. Për këtë temë, “Süddeutsche Zeitung” ka intervistuar edhe shkencëtaren e komunikimit në Universitetin e Cardiffit, Dafina Paca. Ajo shpjegon se kosovarët e shteteve gjermanofone në vendlindje janë trajtuar shpesh si njerëz naivë e qëllimmirë, me kuletë të mbushur me para, pra si “shaci” që sjellin makina të shtrenjta dhe para, por që nuk posedojnë ndonjë kapital të mirëfilltë kulturor.

Këtë ndarje po tenton ta luftojë edhe Rina Limoni, e cila në vitet 90-të u arratis vetë në Gjermani dhe sot drejton podkastin “Diasporas Speaking”. Limoni vë në dukje se megjithëse lidhja me vendlindjen është e fortë, diaspora nuk është një grup homogjen. Ajo sqaron se në zgjedhjet e fundit morën pjesë realisht rreth 20 për qind e mërgimtarëve, andaj duhen parë me kujdes nuancat dhe karakteristikat e brendshme që e shtyjnë këtë masë drejt kutive të votimit.

Për gjeneratën e re të politikanëve shqiptaro-gjermanë, si 29-vjeçari Berat Arifi, kryetar i të rinjve socialdemokratë në Gelsenkirchen, përkrahja për ndryshimin në Kosovë vjen si pasojë e zhgënjimit nga e kaluara. Në bisedë me “Süddeutsche Zeitung”, Arifi shprehet se ata u lodhën duke parë se si elitat e vjetra politike pas lufte u bënë të pasur mbi varfërinë e popullit. Premtimi i Kurtit për të luftuar korrupsionin dhe për të mos lëshuar pe ndaj Serbisë bën që këta të rinj të ndihen të respektuar dhe të përfshirë në fatet e atdheut.

Megjithatë, siç përfundon shkrimi i gazetës gjermane, ky patriotizëm i madh politik nuk përkohet domosdoshmërisht me një dëshirë për t’u kthyer mbrapsht. /Telegrafi/

You Might Also Like

VLEN: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po kthehet në ligj pas dy dekadash vonesë
Filipçe: Forcat anti-evropiane janë më të organizuara se kurrë më parë për të penguar rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së
‘Aura Voyage Yachts’ prezanton në Orikum eksperiencën e re të jahteve luksoze në bregdetin shqiptar
Mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare – sekuestrohen atlete në rajonin e Prishtinës në vlerë rreth 200 mijë euro – pamje
LDM: Të shqyrtohet iniciativa për integrim gradual të Maqedonisë në BE

You Might Also Like

Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovë
TOP Momenti

Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovë

June 6, 2026
Ministria e Politikës Sociale: Për shkak të sistemit të ri softuerik, ka vonesa në pagesat e ndihmave sociale
TOP Momenti

Ministria e Politikës Sociale: Për shkak të sistemit të ri softuerik, ka vonesa në pagesat e ndihmave sociale

June 6, 2026
“Ndërtuam një sistem mbrojtje kundër sulmeve të Iranit, shohim edhe aktivitetin”, Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit
TOP Momenti

“Ndërtuam një sistem mbrojtje kundër sulmeve të Iranit, shohim edhe aktivitetin”, Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

June 6, 2026
Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
TOP Momenti

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

June 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?