By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shumica e zviceranëve nuk ranë në kurthin e popullizmit…
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shumica e zviceranëve nuk ranë në kurthin e popullizmit…
TOP Momenti

Shumica e zviceranëve nuk ranë në kurthin e popullizmit…

Momenti
Published: June 15, 2026

…dhe refuzuan kufizimin e popullsisë në 10 milionë. Por problemet evidente që lidhen me imigracionin duhet të gëzojnë vëmendjen e qeverisë. Çka do të thotë ky vendim për komunitetin shqiptar?

Fakt është: çdo vit në Zvicër vijnë afërsisht 80 mijë njerëz. Nuk janë një armatë pushtuesish, por shumica prej tyre profesionistë që i kërkon ekonomia zvicerane, e cila pothuajse çdo vit shënon rritje. Mes të ardhurve në Zvicër shumë pak janë refugjatë. Pra, aty ku ekonomia kërkon punëtorë, aty vijnë punëtorë, sepse bizneset ushtrojnë presion mbi politikën për të mundësuar rekrutimin e punëtorëve nga jashtë.

Your browser does not support the video tag.

Fakt është po ashtu se në 25 vitet e fundit numri i banorëve në Zvicër është rritur për gati 2 milionë. Pra, për një çerekshekull në Zvicër janë vendosur afërsisht aq njerëz sa ka Kosova banorë. Kjo vërehet në përditshmëri. Në qendra urbane si Zürichu qiraja është bërë e papagueshme për familjet e shtresës së mesme. Në orë të caktuara transporti publik është i ngarkuar dhe për këtë zviceranët e kanë shpikur një fjalë: Dichtestress, që i bie: stres i shkaktuar nga dendësia. Shumë zviceranë ankohen se vendi i tyre po e humb identitetin dhe se kriminaliteti po rritet.

Partia Popullore e Zvicrës (SVP), e cila ka një agjendë të djathtë populliste, lansoi një nismë që tingëllonte joshëse: të vendoset një tavan sa i përket rritjes së popullsisë – në momentin kur numri i banorëve arrin në 10 milionë, ardhja e banorëve të rinj do t’i nënshtrohej kufizimeve shumë më të ashpra. Aktualisht Zvicra ka 9,1 milionë banorë. Madje qeveria do të ishte e detyruar të ndërhynte që nga momenti kur Zvicra të arrinte në 9,5 milionë banorë. Për rreth 300 mijë shqiptarë me banim në Zvicër pranimi i nismës do të kishte pasoja konkrete: me gjasë nuk do të lejohej bashkimi familjar.

Një shumicë prej gati 55 për qind i tha “jo” nismës në referendumin e së dielës. Është një rezultat mbresëlënës duke pasur parasysh se gjatë fushatës në prag të referendumit disa anketa sugjeronin se përkrahësit e kufizimit të numrit të banorëve ishin në epërsi. Sikur shumica e zviceranëve të binte në kurthin e popullistëve, qeveria mund të detyrohej, në rastin më të keq, të rinegocionte ose t’i jepte fund lëvizjes së lirë të personave me BE-në. Kjo nuk do të kalonte pa pasoja, sepse raporti i Zvicrës me BE-në, thënë thjesht, funksionon kështu: Zvicra, ndonëse nuk është anëtare e BE-së, gëzon qasje të privilegjuar në pjesë të rëndësishme të tregut evropian përmes marrëveshjeve dypalëshe me BE-në. Për ekonominë zvicerane, qasja në një treg me rreth 450 milionë banorë është me rëndësi jetike. Në këmbim, Zvicra ka pranuar, ndër të tjera, parimin e lëvizjes së lirë të personave. Kjo do të thotë se një qytetar i BE-së, për shembull një shqiptar me shtetësi kroate që jeton në Vukovar, mund të kërkojë punë dhe të punësohet në Zvicër sipas rregullave në fuqi, pa pasur nevojë për procedurat e zakonshme (dhe të vështira) që vlejnë për shtetasit e vendeve të treta (si Kosova, Shqipëria etj.). Këtë mundësi e shfrytëzojnë edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria që kanë fituar shtetësi të një vendi të BE-së, si Greqia apo Italia, dhe më pas vendosen në Zvicër si qytetarë të BE-së.

Prishja e raporteve me BE-në do të rrezikonte rritjen ekonomike dhe do ta minonte qasjen e Zvicrës në fuqinë punëtore të huaj.

Nisma e SVP-së u përkrah sidomos në zona rurale, aty ku numri i të huajve është i ulët. Në një komunë të Zvicrës qendrore 90,5 për qind e votuesve e përkrahën nismën për kufizimin e popullsisë, ndonëse në atë komunë vetëm 11,3 për qind e banorëve janë të huaj. Në anën tjetër, nisma e SVP-së u hodh masivisht poshtë në qendra urbane si Zürichu, Baseli, Berni dhe Gjeneva. Në këto qytete e majta – socialdemokratët dhe të gjelbrit – është e fuqishme.

Qeveria ishte kundër nismës. Më i zëshmi ndër ministrat ishte ai i drejtësisë, socialdemokrati Beat Jans, i cili tha gjatë fushatës se nisma “është një premtim bosh: një tavan për popullsinë nuk zgjidh asnjë problem të vetëm”. Krerë të SVP-së akuzuan qytetet se, me votimin e tyre masiv kundër nismës, e kanë shkelur vullnetin e fshatrave – ky është një konflikt klasik mes “katundarëve” dhe “qytetarëve” në Zvicër. Shoqata e biznesit Economiesuisse, e cila lobon për interesat e sipërmarrjeve, e quajti nismën – “nismë kaosi”.

Vota e së dielës është një sinjal nga qytetarët zviceranë se, në një periudhë pasigurish të mëdha gjeopolitike, nuk janë të interesuar t’i acarojnë raportet me BE-në. Mbetet për t’u parë nëse rezultati i referendumit do ta lehtësojë miratimin e një marrëveshjeje të re me BE-në, të quajtur Bilaterale III, e cila synon t’i modernizojë marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së. Por 45 për qind skeptikë ndaj kursit të deritanishëm të rritjes dhe imigracionit nuk mund të injorohen lehtësisht. Shqetësimet e tyre qeveria duhet t’i trajtojë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj
Ish-deputeti i LVV-së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim

LEXO GJITHASHTU

Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Lajme
Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Lajme
Blerta Deliu: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për riparimin e vagonave ne Serbi, ka heshtur
Blerta Deliu: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për riparimin e vagonave ne Serbi, ka heshtur
Lajme
Kosova kryeson listën, mbi 7,300 kosovarë me leje qëndrimi në Shqipëri
Kosova kryeson listën, mbi 7,300 kosovarë me leje qëndrimi në Shqipëri
Lajme
Filipçe: Jemi gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të jemi alibi e Mickoskit
Filipçe: Jemi gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të jemi alibi e Mickoskit
TOP Momenti

You Might Also Like

14 armë zjarri sekuestrohen brenda një jave në Prishtinë
TOP Momenti

14 armë zjarri sekuestrohen brenda një jave në Prishtinë

August 24, 2026
PDK-ja dhe Aleanca sërish mblidhen në sallën e Kuvendit
TOP Momenti

PDK-ja dhe Aleanca sërish mblidhen në sallën e Kuvendit

August 24, 2026
Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë, rasti po hetohet

August 24, 2026
Vdes një puntor pasi bie nga një objekti në lagjen Veternik të Prishtinës
TOP Momenti

Vdes një puntor pasi bie nga një objekti në lagjen Veternik të Prishtinës

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?