By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtohet varësia nga produktet e huaja ushqimore në Shqipëri, rriten me 16% importet në janar-prill
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtohet varësia nga produktet e huaja ushqimore në Shqipëri, rriten me 16% importet në janar-prill
Lajme

Shtohet varësia nga produktet e huaja ushqimore në Shqipëri, rriten me 16% importet në janar-prill

Momenti
Published: June 1, 2026

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra që Shqipëria ka të gjitha kapacitetet dhe kushtet klimatike t’i prodhojë vetë.

Sipas dhënave zyrtare nga INSTAT sasia e përgjithshme e importeve të ushqimeve shënoi rritje me 16.1% në janar -prill 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Your browser does not support the video tag.

Shqetësimi më i madh lidhet me faktin se po dështojmë të plotësojmë nevojat tona me prodhim vendas për produktet bazë të shportës dhe bujqësisë, në një kohë që rritja e numrit të turistëve duhet të ishte një mundësi e madhe për nxitjen e prodhimit vendas.

Konkretisht, importi i zarzavateve ka pësuar rritje prej 14.0%, e ndjekur nga frutat dhe arrat e ngrënshme të cilat kanë shënuar një rritje prej 11.0%. Po ashtu, një rritje prej 10.0% është regjistruar edhe në importin e produkteve te bulmetit, vezëve dhe mjaltit.

Ky trend tregon se në vend që të konsumojmë prodhimet e freskëta të fermerëve shqiptarë, paratë e konsumatorëve vendas po shkojnë për të financuar bujqësinë e vendeve të tjera, duke zhvlerësuar potencialin prodhues të vendit.

Përtej produkteve të freskëta, zgjerimi i importeve është edhe më i vrullshëm në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore dhe bujqësore. Rritjen më të madhe rekord e kanë shënuar farat vajore dhe bimët industriale apo medicinale, importi i të cilave ka kërcyer me 140.3%.

Importet e drithërave gjithashtu janë rritur me 30.3%. Adi Haxhiymeri një nga importuesit më të mëdhenj të drithërave tha se blerjet jashtë vendit u nxiten pas luftës në Iran nga frika e bllokimeve të mundshme dhe rritjes së çmimeve.

Në këtë panoramë të përgjithshme rritjeje, vetëm një numër i kufizuar kategorish kanë shënuar rënie të importeve. Peshku e kafshët guackore pësuan rënie me 13.9%. Rënie më të lehta kanë pësuar edhe sheqernat e ëmbëlsirat me 7.8%, si dhe grupi i kafesë, çajit dhe erëzave me 1.7%.

Rritja e importeve të zarzavateve dhe frutave në këto nivele dëshmon se prodhuesit vendas po humbin terren përballë konkurrencës së huaj, e cila shpesh është e mirësubvencionuar.

Nga ana tjetër fermerët tanë përballen me kosto të larta të lëndëve të para, ku nafta, plehrat kimike, fidanët dhe inputet e tjera bujqësore shpesh janë më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Kjo bën që çmimi final i produktit vendas të jetë më i lartë se ai i produkteve që vijnë nga jashtë, duke favorizuar importet ne vend të prodhimit vendas.

Gjithashtu emigrimi masiv i të rinjve dhe lëvizja drejt qyteteve të mëdha ka boshatisur zonat rurale. Ky plakje e popullsisë në fshat ka sjellë mungesë të theksuar të krahut të punës për bujqësinë, duke rritur kostot e rrogave për punëtorët e mbetur dhe duke tkurrur sipërfaqet e mbjella.

Gjatë viteve të fundit, forcimi i jashtëzakonshëm i lekut kundrejt Euros i ka bërë mallrat e importuara shumë më të lira për t’u blerë në tregun shqiptar. Ky faktor ka favorizuar direkt tregtarët që importojnë nga jashtë, duke goditur në të njëjtën kohë eksportuesit vendas dhe prodhuesit që konkurrojnë me këto importe./Monitor

The post Shtohet varësia nga produktet e huaja ushqimore në Shqipëri, rriten me 16% importet në janar-prill appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hoxhaj nga Haga: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar
Haradinaj: Beteja për drejtësi vazhdon, iu ndihmojmë armiqëve nëse e shkatërrojmë Kosovën
Momenti kur qytetarët e mbledhur në sheshin e Prishtinës kuptojnë aktgjykimet dënuese ndaj ish-krerëve të UÇK’së
“Ish-Presidenti i Kosovës dënohet me 25 vjet burg”, vendimi i Hagës në ballinat e mediave ndërkombëtare
Edi Rama e quan “MARRE” vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

LEXO GJITHASHTU

Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet
Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet
TOP Momenti
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale
TOP Momenti
Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
TOP Momenti
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
TOP Momenti
Prokuroria kërkon vazhdimin e massës së paraburgimit për personin i cili djegi veturën e Ambasadës bullgare në Shkup
Prokuroria kërkon vazhdimin e massës së paraburgimit për personin i cili djegi veturën e Ambasadës bullgare në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Reagimi i Thaçit pasi i shqiptohet dënimi me 25 vjet burgim
Lajme

Reagimi i Thaçit pasi i shqiptohet dënimi me 25 vjet burgim

September 16, 2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim
Lajme

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim

September 16, 2026
Djali i Kadri Veseli largohet nga objekti i Gjykatës pas dënimit
Lajme

Djali i Kadri Veseli largohet nga objekti i Gjykatës pas dënimit

September 16, 2026
Glauk Konjufca flet pas dënimit: Nuk kam besuar që një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës merr kësi vendime
Lajme

Glauk Konjufca flet pas dënimit: Nuk kam besuar që një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës merr kësi vendime

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?