By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqetësime në Tajvan pas vizitës së Trump në Kinë – çfarë tha presidenti i SHBA e çka autoritetet në Taipei
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqetësime në Tajvan pas vizitës së Trump në Kinë – çfarë tha presidenti i SHBA e çka autoritetet në Taipei
Lajme

Shqetësime në Tajvan pas vizitës së Trump në Kinë – çfarë tha presidenti i SHBA e çka autoritetet në Taipei

Momenti
Published: May 17, 2026

Qeveria e Tajvanit ka reaguar me shqetësim pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh me hezitim për furnizimin me armë të Tajvanit.

Deklaratat pas vizitës së presidentit Donald Trump në Kinë kanë ngjallur dyshime lidhur me angazhimin e SHBA për Tajvanin. Qeveria në Tajvan reagoi menjëherë. “Shitjet e armëve të SHBA për Tajvanin kanë qenë gjithmonë një shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe janë të parashikuara në ligjin amerikan”, theksoi zëvendësministri i Jashtëm Chen Ming-chi. Ai iu referua kështu “Taiwan Relations Act” të vitit 1979, në të cilin SHBA premtojnë të furnizojnë me pajisje ushtarake “me karakter mbrojtës”.

Your browser does not support the video tag.

Trump heziton për dërgesat e armëve

Kjo, sipas tij, varet “nga Kina” dhe për SHBA-në është një “levë shumë e mirë negociuese”. “Mund ta bëjmë, mund edhe të mos e bëjmë”, tha ai në një intervistë për Fox News. Në Tajvan me gjasë nuk ka kaluar pa u vënë re gjithashtu se Trump ka përsëritur disa qëndrime të udhëheqjes komuniste kineze. Kështu, ai e paralajmëroi Tajvanin të mos shpallë zyrtarisht pavarësinë nga Kina – edhe pse për këtë nuk ka shenja konkrete.

“Nuk duam që dikush të thotë: le të shpallim pavarësinë, sepse Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas nesh”, tha Trump. Në dhjetor, administrata Trump kishte miratuar një paketë armatimi për Tajvanin në vlerë prej 11 miliardë dollarësh. Aktualisht, miratimi i Trump për një paketë të dytë, me vëllim rreth 14 miliardë dollarë, ende është në pritje.

Kina e konsideron Tajvanin territor të saj

Udhëheqja kineze thekson vazhdimisht se nuk përjashton në mënyrë të plotë një zgjidhje ushtarake për të marrë nën kontroll Tajvanin. Prej vitesh ushtria po forcohet në mënyrë masive, zhvillohen rregullisht manovra të mëdha detare pranë Tajvanit, ndërsa avionët luftarakë kinezë fluturojnë afër ishullit.

Ishulli kryesor i Tajvanit ndodhet vetëm 80 kilometra larg bregdetit të Kinës kontinentale dhe që nga viti 1949 është vetëqeverisës. Ai nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore Komuniste të shpallur në vitin 1949. Megjithatë, Kina e konsideron Tajvanin si territor të saj./DW

The post Shqetësime në Tajvan pas vizitës së Trump në Kinë – çfarë tha presidenti i SHBA e çka autoritetet në Taipei appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?