By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shpresë e re kundër kancerit: Testohet me sukses ilaçi që aktivizon imunizimin dhe bllokon tumoret
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shpresë e re kundër kancerit: Testohet me sukses ilaçi që aktivizon imunizimin dhe bllokon tumoret
Lajme

Shpresë e re kundër kancerit: Testohet me sukses ilaçi që aktivizon imunizimin dhe bllokon tumoret

Momenti
Published: June 1, 2026

Një trajtim i ri kundër kancerit është përshkruar si “i paprecedent” nga mjekët, pasi ka treguar rezultate premtuese në një provë klinike ndërkombëtare që përfshiu pacientë me forma të avancuara të sëmundjes dhe që nuk kishin reaguar ndaj trajtimeve të tjera.

Sipas Indepedent, bëhet fjalë për injeksionin amivantamab, të zhvilluar nga kompania farmaceutike Johnson & Johnson, i cili u testua në një studim të realizuar në 11 shtete, tek pacientë me kancer që ishte përhapur ose ishte rikthyer pas trajtimeve të mëparshme, transmeton Gazeta Shneta.

Your browser does not support the video tag.

Sipas rezultateve të publikuara, tumoret janë zvogëluar në më shumë se një të tretën e pacientëve, ndërsa tek 15 prej tyre është raportuar zhdukja e plotë e tumorit vetëm disa javë pas fillimit të trajtimit.

Profesori Kevin Harrington nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për pacientët që kanë shumë pak mundësi trajtimi, duke theksuar se rezultatet janë “jashtëzakonisht të forta” për këtë kategori të sëmurësh.

Në total, studimi përfshiu 102 pacientë me kancer të kokës dhe qafës, një nga format më të shpeshta të sëmundjes në nivel global.

Nga këta, 43 pacientë kanë shfaqur tkurrje ose zhdukje të tumorit, ku 28 prej tyre kanë pasur zvogëlim të dukshëm, ndërsa 15 janë raportuar pa tumor të detektueshëm.

Ekspertët thonë se ilaçi ka treguar rezultate premtuese edhe në disa lloje të kancerit të mushkërive.

Ilaçi amivantamab vepron duke synuar proteinat që ndihmojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe duke bllokuar mekanizmat që i bëjnë ato rezistente ndaj trajtimit, duke aktivizuar njëkohësisht sistemin imunitar të trupit.

Sipas të dhënave të studimit, pacientët që morën trajtimin kanë jetuar mesatarisht 12.5 muaj pas fillimit të terapisë, pavarësisht prognozave të vështira të sëmundjes.

Një nga pjesëmarrësit në studim, 56-vjeçari Carl Walsh, i diagnostikuar me kancer të gjuhës, ka deklaruar se është i kënaqur me përmirësimet që ka vërejtur që nga fillimi i trajtimit.

Rezultatet e plota të studimit pritet të prezantohen në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, ndërsa studiuesit theksojnë se ky trajtim mund të hapë një kapitull të ri në luftën kundër disa formave agresive të kancerit./Gazeta Shneta

The post Shpresë e re kundër kancerit: Testohet me sukses ilaçi që aktivizon imunizimin dhe bllokon tumoret appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
“Për Kurtin, historia do tregojë” Historiani Jusuf Buxhovi për Kurtin, bashkimin kombëtar…

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
TOP Momenti
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
TOP Momenti
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
TOP Momenti
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
TOP Momenti

You Might Also Like

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin

August 19, 2026
Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të
Lajme

Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?