Një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ndërsa si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç.
Të lënduar janë edhe pronari i banesës, 40-vjeçari S. K., si dhe tre gra, 64, 70 dhe 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas ngjarjes dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Pronari i banesës, S. K., është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Sipas Policisë, personat e tjerë të dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje vijon puna e grupit hetimor për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch
The post Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, lëndohen gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë appeared first on Gazeta Express.

