By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Shkelje e rëndë kushtetuese”, “situatë e paprecedentë” – çka thonë analistët pas zhvillimeve të fundit në Kuvend?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Shkelje e rëndë kushtetuese”, “situatë e paprecedentë” – çka thonë analistët pas zhvillimeve të fundit në Kuvend?
TOP Momenti

“Shkelje e rëndë kushtetuese”, “situatë e paprecedentë” – çka thonë analistët pas zhvillimeve të fundit në Kuvend?

Momenti
Published: August 7, 2026

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila nisi të enjten nuk u konsistua pasi procesi u ndërpre para zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Si pikë e parë e rendit të ditës u themelua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ndërsa pas miratimit të raportit të këtij komisioni, deputetët dhanë betimin solemn.

Your browser does not support the video tag.

Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca kaloi në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqiti emrin e kandidatit për këtë post, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i kësaj partie kërkoi kohë shtesë për konsultime dhe arritjen e një marrëveshjeje politike me subjektet e tjera parlamentare lidhur me presidentin.

Në mungesë të një propozimi për kryetar të Kuvendit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e punimeve, pa caktuar një datë për vazhdimin e tyre.

Mungoi emri për kryeparlamentar, shtyhet konstituimi i Kuvendit – të gjitha detajet

Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nëse vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot, gjersa analistët kanë paralajmëruar se nëse deri edhe sot nuk konstituohet Kuvendi, të gjithë deputetët do të bëjnë shkelje të rëndë kushtetuese.

Analisti politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar ndaj vazhdimit të bllokadës institucionale, duke paralajmëruar se moskonstituimi i Kuvendit deri në afatin e paraparë përbën shkelje të rëndë kushtetuese.

Përmes një reagimi publik, Deda tha se vazhdimi i krizave politike nuk është normal, ndërsa theksoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri sot në mesnatë, përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët e zgjedhur.

Ai vlerësoi se nuk ekziston asnjë arsye për të zvarritur konstituimin e Kuvendit, veçanërisht në rrethanat kur Kosova nuk ka as ushtrues detyre të presidentit.

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e ka cilësuar si të paprecedent situatën e krijuar me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se përgjegjësinë kryesore e mban partia e parë, e cila ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Kryeziu në një prononcim për Kosovapress tha se partitë politike kanë obligim ligjor dhe kushtetues t’i konstituojnë institucionet, ndërsa vlerëson se zvarritja e procesit e dëmton shtetin.

“Kjo është një situatë e precedentë, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Herët e tjera, nga praktika ime parlamentare, kur është thirrur të propozohet, të nominohet një kandidat për kryetar kuvendi është nominuar. Kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës. Përgjegjësinë kryesore e mban partia e parë, e cila ka prioritet për kandidimin e një kandidati dhe zgjedhjen e kryetarit, respektivisht nënkryetarëve të parlamentit, të cilët konsiderohen pastaj parlament i konstituuar”, tha Kryeziu.

Sipas tij, deputetët kanë obligim kushtetues për konstituimin e institucioneve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pas tetë muajsh, kapet i dyshuari për vjedhje në një shtëpi në Pejë
Katër persona të lënduar në aksidentin në aksin Gjilan-Koretishtë
UEFA zyrtarizon dy rregulla të reja, që prekin të gjitha garat evropiane
​Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve
Kristian Vigenin: Nëse Maqedonia dëshiron të jetë anëtare e BE-së, ajo duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve bullgarë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, lëndohen katër persona
TOP Momenti

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, lëndohen katër persona

August 7, 2026
Zjarret kanë djegur 70 mijë hektarë në Itali
TOP Momenti

Zjarret kanë djegur 70 mijë hektarë në Itali

August 7, 2026
Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e një shtëpie në Pejë
TOP Momenti

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e një shtëpie në Pejë

August 7, 2026
Danillovski: Rreziku nga ethet e Nilit Perëndimor mund të minimizohen
TOP Momenti

Danillovski: Rreziku nga ethet e Nilit Perëndimor mund të minimizohen

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?