By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve
TOP Momenti

​Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve

Momenti
Published: August 7, 2026

Një gjykatës në shtetin amerikan të Nju Meksikos ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë edhe 567 milionë dollarë (421 milionë funte) për dështimin e saj në paralajmërimin e publikut për rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët. Ky konsiderohet vendimi më i madh i dhënë ndonjëherë kundër kompanisë lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi gjigantin e rrjeteve sociale si një “bezdi publike”, të krahasueshme me ndotjen e ajrit, duke urdhëruar që shuma të vendoset në një fond të dedikuar për zvogëlimin e dëmeve të ngjashme në të ardhmen, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Vendimi i së enjtes i shtohet gjobës prej 375 milionë dollarësh që Meta ishte urdhëruar të paguante më herët në të njëjtën çështje, duke e çuar shumën totale në 942 milionë dollarë.

Your browser does not support the video tag.

Në arsyetimin e tij, gjykatësi e krahasoi Metën me një fabrikë, ku reklamat dhe përmbajtja janë produkti, ndërsa “dëmtimi psikologjik dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve janë ndotja që duhet eliminuar”.

Një zëdhënës i Metës, kompania që zotëron dhe operon Instagramin, Facebookun, WhatsAppin dhe Threads, deklaroi se kompania nuk pajtohet me vendimin dhe do ta apelojë atë.

“Ne punojmë vazhdimisht për t’i mbajtur njerëzit të sigurt në platformat tona dhe kemi qenë transparentë për sfidat në identifikimin dhe largimin e personave me qëllime të këqija dhe të përmbajtjes së dëmshme. Ne mbetemi të bindur në rezultatet tona për mbrojtjen e adoleshentëve në internet dhe do të vazhdojmë të mbrohemi ndaj pretendimeve që shtrembërojnë faktet”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Edhe pas vendimit të mëparshëm për gjobën prej 375 milionë dollarësh, Meta kishte bërë të ditur se do ta apelonte vendimin, duke dhënë një shpjegim të ngjashëm. Ajo çështje shënoi herën e parë që një shtet amerikan fitoi një padi kundër Metës për çështje që lidhen me sigurinë e fëmijëve.

Meta aktualisht përballet me mijëra padi në Shtetet e Bashkuara për pretendime të ngjashme. Përveç vendimeve në Nju Meksiko, kompania humbi më herët gjatë këtij viti edhe një çështje gjyqësore në Los Anxhelos, ku u ngritën akuza të ngjashme.

source

You Might Also Like

MSH-Maqedoni: Nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin “Foster” në barnatore pa pagesë shtesë
​Dështon përsëri të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
“Nuk ka më hapësirë për justifikime”, GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Tre persona nga Ferizaj kanë humbin jetën në një aksident duke u kthyer në Gjermani
Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Parlamenti Studentor i UEJL-së dorëzon kërkesë për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe
TOP Momenti

Parlamenti Studentor i UEJL-së dorëzon kërkesë për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

August 7, 2026
Pritje deri në 60 minuta te Dheu i Bardhë, 40 minuta në Merdar
TOP Momenti

Pritje deri në 60 minuta te Dheu i Bardhë, 40 minuta në Merdar

August 7, 2026
​38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë
TOP Momenti

​38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

August 7, 2026
Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja “Nuhaj” në zi: S’ka fjalë që e lehtëson këtë dhimbje
TOP Momenti

Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja “Nuhaj” në zi: S’ka fjalë që e lehtëson këtë dhimbje

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?