By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shkarkimi nga Vjosa Osmani e fushata linçuese në rrjete sociale/ Valdete Daka tregon arsyet: S’mund të bëhej mbi mua kontroll
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shkarkimi nga Vjosa Osmani e fushata linçuese në rrjete sociale/ Valdete Daka tregon arsyet: S’mund të bëhej mbi mua kontroll
TOP Momenti

Shkarkimi nga Vjosa Osmani e fushata linçuese në rrjete sociale/ Valdete Daka tregon arsyet: S’mund të bëhej mbi mua kontroll

Momenti
Published: May 15, 2026

Ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për Expose ka folur dhe për ofendimet e fushatën linçuese në rrjete sociale, për çka thotë se ka mbyllur dhe llogaritë, të cilat nuk i përdor as sot.

“Unë që nga viti 2010 nuk kam rrjete sociale, edhe si gjyqtare, pastaj edhe si kryetare e KQZ-së kur kanë filluar ato fushatat apo ofendimet, unë i kam mbyllur llogarinë në Facebook dhe kurrë më nuk jam kyçur. Por familja ime ka rrjete sociale dhe ata janë përballur me gjithçka, sidomos në vitin 2021 kur unë jam shkarkuar, jam përballur me një fushatë linçuese dhe nuk është se kam ndonjë përvojë të mirë”, ka thënë ajo.

Your browser does not support the video tag.

Kjo fushatë kundër saj nuk e kurseu as familjen e saj, e cila u përball me ofendime dhe komente denigruese.

“Po s’kanë qenë kërcënime reale sa kanë qenë ofendime, denigruese, aty e kam parë se si kërcënohet një grua dhe deri ku shkon ajo gjuha linçuese e njerëzve, e përdoruesve të këtyre rrjeteve. Nuk e kam ndier veten mirë, as unë as familja, andaj as sot nuk kam rrjete sociale dhe nuk më duket në rregull që të kyçem në to”, është shprehur Daka.

Duke qenë në krye të një institucioni për organizim të zgjedhjeve, sfidat nuk kanë qenë të pakta, sidomos organizimi i zgjedhjeve të shpeshta, të jashtëzakonshme.

Daka përmend veriun e Kosovës në kohën kur ajo kishte marrë detyrën në KQZ, e pastaj eliminimin e manipulimit të votave, që kanë qenë sfida të mëdha.

“Ka pasur sfida të llojllojshme, duke filluar nga veriu i Kosovës që atëherë s’kanë qenë pjesë e organizimit të zgjedhjeve, qytetarët e veriut fare nuk kanë marrë pjesë, ka pasur edhe sulme në atë pjesë, edhe djegie të kutive, ka pasur gjithçka në atë kohë, ajo ka qenë një prej sfidave kryesore. Po ashtu ka qenë sfidë edhe që të arrijmë të mos kemi manipulime apo vjedhje të votave dhe ka pasur sfida të ndryshme sepse Kosova ka kaluar në periudhë të tranzicionit, dhe ka qenë bukur sfidë që pas shpalljes së pavarësisë të niset çdo gjë prej fillimit. Mua më ka rënë hise që zgjedhjet t’i organizoj në atë periudhë kur çdo gjë ka nis nga fillimi”

Ndonëse kishte edhe një mandat 7 vjeçar që e mori në vitin 2018, nuk arriti ta përfundonte. Kjo pasi në qershor të vitit 2021, Valdete Daka u shkarkua nga presidentja në atë kohë, Vjosa Osmani, me arsyet se kishte cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së e nuk kishte ruajtur paanshmërinë politike.

Megjithatë, ish kryetarja e KQZ-së thotë se tani është e sigurt se arsyet kishin qenë që pushteti ka dashur të ketë kontroll mbi KQZ-në, ç’ka s’ka mundur të bëhet me të dhe se në atë kohë Vetëvendosje e cila fitoi zgjedhje, konsideronte se ata që ishin në pozita kishin lidhje me pushtetet e kaluara dhe duheshin shkarkuar.

Kjo për të thotë se ka qenë periudhë e vështirë, pasi është tentuar të njolloset puna e saj.

“Arsyet nuk i kam marrë vesh kurrë, në fakt tash e di cilat janë, e kam ditur edhe atëherë por tani jam shumë e sigurt. Është dashur që të ketë kontroll mbi KQZ-në, çka s’ka mundur të bëhet me mua dhe kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore dhe ka qenë ajo fryma e vitit 2021, kur tashmë ish presidentja, ka qenë pjesë e një liste atëherë të VV-së dhe është dashur që gjithkush që është zgjedhur para se ata të vijnë në pushtet, është dashur të shkarkohet nga pozita sepse është konsideruar që ka “lidhje” me pushtetet e kaluara. Ka qenë një periudhë e vështirë për mua sepse është tentuar që të njolloset puna ime sepse unë përpos që kam qenë kryetare e KQZ-së, kam qenë gjyqtare e Gjykatës Supreme dhe nuk më ka ardhur mirë që të lidhem me subjekte politike në çfarëdo lloj mënyre, edhe pse ajo ka qenë tentativa e atëhershme”, ka potencuar ajo.

Valdete Daka ishte vlerësuar me çmimin e parë për organizimin e zgjedhjeve nga vëzhguesit ndërkombëtarë, megjithatë ishte shkarkuar.

Të qenit e pavarur thotë se duket të ketë qenë pengesë në vazhdimin e punës së saj.

“Jam shkarkuar…edhe pse zgjedhjet e organizuara atëherë kanë qenë më të mirat të vlerësuara nga misionet e huaja, dhe unë po them KQZ ka arritur që të instalojë një kulturë të votimit dhe të organizimit të zgjedhjeve që pak shtete kanë arritur në një kohë aq të shkurtër. Ne kemi arritur që të merremi shembull në regjion, të ftohemi dhe t’i tregojmë përvojat tona se si organizohen zgjedhjet. Kjo si duket ka qenë pengesë dhe pengesa ka qenë që unë kam qenë e pavarur, pavarësisht të gjithë asaj që është folur atëherë dhe trumbetuar, unë kam qenë e pavarur dhe kam marrë vendime, jo unë, por e gjithë KQZ-ja ka marrë vendime sipas ligjeve”, ka rrëfyer.

E, me ish presidenten Osmani, nga e cila ishte shkarkuar, ka dhe lidhje familjare.

“Është biseduar e është thënë ajo çështje 100 herë, kemi një lidhje të largët familjare por nuk është fort me rëndësi”, është deklaruar Valdete Daka./Gazeta Blic/


source

You Might Also Like

Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
Basha: Kryeministri i fton për  marrëveshje, këta sulmojnë – këta që Radoçiqin e pritshin në kryeministri
Një grua dhe dy burra rrihen mes vete me mjete të forta e të mprehta në Han të Elezit

LEXO GJITHASHTU

Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim
Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim
TOP Momenti
Zjarr në një objekt në Klinë, përfshihen nga zjarri pajisje bujqësore, ushqim i kafshëve – Policia jep detaje
Zjarr në një objekt në Klinë, përfshihen nga zjarri pajisje bujqësore, ushqim i kafshëve – Policia jep detaje
TOP Momenti
Mbi 240 raste të Nilit Perëndimor në Evropë, Maqedonia është ndër vendet me më shumë raste
Mbi 240 raste të Nilit Perëndimor në Evropë, Maqedonia është ndër vendet me më shumë raste
TOP Momenti
Babai raporton në Polici se djali i tij mban thikë
Babai raporton në Polici se djali i tij mban thikë
TOP Momenti
Kurti: Të ulemi e të bëjmë marrëveshje për institucionet
Kurti: Të ulemi e të bëjmë marrëveshje për institucionet
TOP Momenti

You Might Also Like

Ambasada britanike thirrje për tejkalimin e krizës: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
TOP Momenti

Ambasada britanike thirrje për tejkalimin e krizës: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar

August 8, 2026
Angellov: Dy zjarre janë aktive në hapësira të hapura
TOP Momenti

Angellov: Dy zjarre janë aktive në hapësira të hapura

August 8, 2026
Testament i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës
TOP Momenti

Testament i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës

August 8, 2026
Nagavci: Gjuajtja me vezë mund të jetë aksion politik kur bëhet për kauza jetike, siç ka bërë LVV
TOP Momenti

Nagavci: Gjuajtja me vezë mund të jetë aksion politik kur bëhet për kauza jetike, siç ka bërë LVV

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?