By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA rrit fondet për OKB-në, 1.8 miliardë dollarë shtesë për ndihmën humanitare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA rrit fondet për OKB-në, 1.8 miliardë dollarë shtesë për ndihmën humanitare
Lajme

SHBA rrit fondet për OKB-në, 1.8 miliardë dollarë shtesë për ndihmën humanitare

Momenti
Published: May 15, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një fond shtesë prej 1.8 miliardë dollarësh për programet humanitare të OKB-së gjatë vitit 2026, duke e çuar në 3.8 miliardë dollarë totalin e financimit amerikan.

Megjithatë, kjo shumë mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me periudhën para rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Your browser does not support the video tag.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, gjatë një konference për shtyp së bashku me kreun e operacioneve humanitare të Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher.

“Falë angazhimit të qartë për reforma dhe progresit të arritur deri tani, jemi shumë të lumtur të njoftojmë një financim të ri prej 1.8 miliardë dollarësh për sektorin humanitar”, deklaroi Waltz.

Your browser does not support the video tag.

Vendimi vjen në një periudhë kur administrata Trump ka ndërmarrë shkurtime të ndjeshme të ndihmës së jashtme amerikane. Në dhjetor, SHBA dhe OKB arritën një marrëveshje sipas së cilës Uashingtoni do të çlironte 2 miliardë dollarë për programet humanitare në 18 vende, në këmbim të reformave për një sistem “më efikas”.

Administrata amerikane ka kritikuar shpesh programet humanitare të OKB-së, duke i akuzuar se bien ndesh me vlerat dhe prioritetet amerikane dhe se ndikohen nga “ideologji sociale radikale”.

“Kur OKB fokusohet në atë që di të bëjë më mirë, shpërndarjen e ndihmës humanitare në zona të largëta dhe të vështira, atëherë mund të ketë sukses”, u shpreh Waltz, duke shtuar se organizata bëhet më pak efikase kur largohet nga misioni i saj bazë.

Sipas të dhënave të OKB-së, SHBA mbeti edhe në vitin 2025 donatori më i madh për planet humanitare globale, por me një ulje të fortë të kontributeve: 2.7 miliardë dollarë, nga 11 miliardë dollarë që kishte dhënë në vitin 2024.

Ndërkohë, OKB paralajmëron se rreth 250 milionë njerëz në botë kanë nevojë urgjente për ndihmë për shkak të luftërave, epidemive, tërmeteve dhe pasojave të ndryshimeve klimatike.

Organizata kishte kërkuar fillimisht 33 miliardë dollarë për të ndihmuar 135 milionë persona gjatë vitit 2026, por për shkak të mungesës së fondeve prezantoi më pas një plan më të kufizuar prej 23 miliardë dollarësh, me synimin për të mbështetur të paktën 87 milionë njerëz në rrezik ekstrem.

Aktualisht, ky plan është financuar vetëm me 7.3 miliardë dollarë, të cilat kanë ndihmuar 14.4 milionë persona që nga janari, deklaroi Tom Fletcher, duke përshëndetur kontributin e ri amerikan.

Përveç ndihmës humanitare, SHBA nuk ka kryer asnjë pagesë gjatë vitit 2025 në buxhetin e përgjithshëm të OKB-së, ku mbetet financuesi më i madh. Detyrimet e papaguara të Uashingtonit arrijnë në 2.036 miliardë dollarë për buxhetin e përgjithshëm dhe 2.2 miliardë dollarë për operacionet paqeruajtëse.

Mike Waltz paralajmëroi gjithashtu se SHBA pritet të njoftojë së shpejti një fond të ri të rëndësishëm për buxhetin e rregullt të OKB-së, pas kontributit prej 160 milionë dollarësh të dhënë në shkurt.

The post SHBA rrit fondet për OKB-në, 1.8 miliardë dollarë shtesë për ndihmën humanitare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi
Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar
Dyshimet për një të zhdukur në Batllavë, angazhohet edhe ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së
“Mos të harrojmë, LDK-ja ka pasur gara të forta për kryetar” – Ylli Hoxha thotë se nuk mundesh…
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike

You Might Also Like

Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
Lajme

Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia

June 30, 2026
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Lajme

“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”

June 30, 2026
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen
Lajme

Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

June 30, 2026
“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…
Lajme

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?