By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA e fton Putinin në samitin e G20-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA e fton Putinin në samitin e G20-së
Lajme

SHBA e fton Putinin në samitin e G20-së

Momenti
Published: September 24, 2026

Pas shtatë vjetësh mungesë Vladimir Putini mund të marrë pjesë sërish personalisht në një samit të G20-së. Ministri i Jashtëm amerikan, Marco Rubio, e ka ftuar atë në samitin e G20-së në Miami.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-sëvazhdojnë përpjekjet për përfundimin e luftës së Rusisëkundër Ukrainës. Sipas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Marco Rubio, qeveria amerikane e ka ftuar tani presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20, i cili do të zhvillohet në dhjetor në Miami.

Rubio e arsyetoi këtë vendim para gazetarëve në Nju-Jork duke thënë se, nëse dëshiron të zgjidhësh probleme, duhet të takohesh edhe me njerëz me të cilët nuk je dakord. Sipas tij pjesëmarrja e Putinit në samitin e G20 në Miami do të ishte një mundësi e mirë që ai të bisedonte jo vetëm me presidentin amerikan Donald Trump, por edhe me krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish.

Armëpushim, apo jo?

Rubio u shpreh gjithashtu optimist se mund të ketë një ndërprerje të luftimeve. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ai tha se Ukraina dhe Rusia janë të interesuara për një armëpushim të kufizuar.

Sipas Rubios të dyja palët kanë sinjalizuar interes për një marrëveshje që mund të përfshijë ndalimin e sulmeve ndaj transporteve të drithërave dhe ndaj objekteve energjetike. Ai theksoi se arritja e një marrëveshjeje të pjesshme në këtë konflikt nuk është e lehtë, por se përpjekja ia vlen edhe nëse ajo nuk i jep fund plotësisht luftës.

Megjithatë pak më vonë Lavrovi i zbehu këto pritshmëri. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ai hodhi poshtë sërish çdo ide për armëpushim. Sipas tij një pauzë të tillë e dëshiron vetëm Evropa, në mënyrë që gjatë kësaj kohe ta furnizojë Ukrainën me më shumë armë.

Lavrovi deklaroi se Moska, ashtu siç ka thënë edhe presidenti Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit.

Ukraina e gatshme për armëpushime të pjesshme

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, theksoi në kundërpërgjigjen e tij se Kievi është i gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, pa kushte, me kusht që edhe Moska ta respektojë atë.

Ai shtoi se Ukraina është gjithashtu e gatshme për armëpushime të pjesshme, që do të përfshinin ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike ose ndaj eksporteve të drithërave.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se nuk dëshiron paqe.

SHBA-ja po përpiqet prej kohësh të arrijë një fund të luftës së agresionit rus, e cila vazhdon prej më shumë se katër vjet e gjysmë. Megjithatë deri tani raundet e bisedimeve nuk kanë sjellë ndonjë përparim vendimtar. /DW

The post SHBA e fton Putinin në samitin e G20-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?