By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “S’është resort luksoz” – Deputeti i VV konfirmon se ishte me Kurtin në 7 të mëngjesit në Banjë të Malishevës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“S’është resort luksoz” – Deputeti i VV konfirmon se ishte me Kurtin në 7 të mëngjesit në Banjë të Malishevës
Lajme

“S’është resort luksoz” – Deputeti i VV konfirmon se ishte me Kurtin në 7 të mëngjesit në Banjë të Malishevës

Momenti
Published: August 19, 2026

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, ka konfirmuar për T7 se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte sot në mëngjes në pishinën e Bajës së Malishevës.

Hoti, i cili ishte bashkë me Kurtin, ka thënë se ata kishin shkuar në pishinë shumë herët, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka deklaruar se pishina që vizituan nuk është ndonjë vend luksoz dhe se, sipas tij, deri më tani nuk ka pasur investime në atë hapësirë, ndërsa ka paralajmëruar se mund të investohet në të ardhmen.

“Nuk është ndonjë vend luksoz dhe nuk ka qenë në orarin e tij të punës”, ka thënë Hoti për KosovaLive në T7.

I pyetur se pse Kurti ka zgjedhur të kalojë kohë në pishinë në një kohë kur Kosova po përballet me një ngërç institucional rreth zgjedhjes së presidentit, Hoti është përgjigjur se kjo mund të ketë qenë një shkëputje e nevojshme.

“Mbase kjo shkëputje do të jetë një hapësirë e mirë për të…”, ka thënë ai.

Duke folur për situatën në Kuvend, Hoti tha se Vetëvendosje ka reflektuar për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Ne kemi reflektuar si Vetëvendosje, nuk e kemi zgjedhur kryetarin e Kuvendit para se të bëjmë marrëveshje”, deklaroi Hoti.

Ai gjithashtu tha se gjatë kohës kur Kurti ndodhej në pishinë, nuk kanë qenë në dijeni se deputetët e PDK-së do të zhvillonin aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk e di, nuk i ndjek agjendat e tyre, por edhe po ta dinim nuk do ta respektonim prapë agjendën e tyre. Plani ynë ka qenë pishina”, tha Hoti.

Hoti ka ftuar gjithashtu opozitën për takim, duke thënë se mund të zhvillohet kudo që palët e shohin të përshtatshme, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për presidentin.

“Deputetët e PDK-së nuk janë që dalin në terren, se po të donin, ne kemi qenë te pishina”, ka deklaruar ai.

The post “S’është resort luksoz” – Deputeti i VV konfirmon se ishte me Kurtin në 7 të mëngjesit në Banjë të Malishevës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte
Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër
NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë
Irani thotë se po përballet me “mungesa” dhe rritje çmimesh nga bllokada detare e SHBA-së

LEXO GJITHASHTU

KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
TOP Momenti
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
TOP Momenti
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
TOP Momenti
Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO
Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO
Lajme
Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se bllokada amerikane kontribuoi në “mungesa” dhe rritje çmimesh
Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se bllokada amerikane kontribuoi në “mungesa” dhe rritje çmimesh
Lajme

You Might Also Like

Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Lajme

Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

August 19, 2026
Zyra e Zelenskyt po hetohet nga agjencitë anti-korrupsion
Lajme

Zyra e Zelenskyt po hetohet nga agjencitë anti-korrupsion

August 19, 2026
Goditja ndaj platformës së njohur të YouTube-it në Iran sinjalizon kufizime të reja
Lajme

Goditja ndaj platformës së njohur të YouTube-it në Iran sinjalizon kufizime të reja

August 19, 2026
Policia publikon pamje nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, ku u arrestuan tre persona
Lajme

Policia publikon pamje nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, ku u arrestuan tre persona

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?