By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
Lajme

Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës

Momenti
Published: May 18, 2026

Serbia synon të ndërhyjë te votuesit serbë në Kosovë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar ata që të votojnë Listë Serbe – parti kjo e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka bërë thirrje për votim të Listës Serbe, duke thënë se vetëm fitorja e saj është “garanci për mbijetesën e serbëve”

Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka ftuar serbët në Kosovë që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë Listën Serbe.

Your browser does not support the video tag.

Thirrjen për votuesit serbë, ai e ka bërë gjatë një tubimi të një shoqate nga rajoni i Zubin Potokut, që është mbajtur në Kragujevc, teksa zgjedhjet e 7 qershorit i ka quajtur të rëndësishme. Sipas tij, vetëm fitorja e Listës Serbe është “garanci për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ju të gjithë e dini se po afrohen zgjedhje të tjera të rëndësishme, e kuptoj që njerëzit janë të lodhur sepse kemi shumë procese zgjedhore dhe një krizë të madhe politike dhe paqëndrueshmëri në Prishtinë, por detyra jonë është që të durojmë dhe të luftojmë dhe të jemi të bashkuar, të përbashkuar dhe të vendosur si më parë. Prandaj ky tubim është një mundësi për t’ju ftuar të gjithëve të shkoni në zgjedhje më 7 qershor dhe të votoni për Listën Serbe, sepse fitorja e Listës Serbe në këto zgjedhje është një garanci për mbijetesën e serbëve në Kosovë, garanca se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë komunitetet tona dhe të investojmë në to”, ka thënë ai.

Petkoviq ka theksuar se vetëm Lista Serbe ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kjo nuk është hera e parë që Beogradi zyrtar ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës.  Këtë e ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara.

Përzierja e strukturave shtetërore të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës është konstatuar edhe në raportin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për vitin 2025.

Në raport përmendet çështja që i bën më të cenueshëm votuesit serbë – marrja e pagesave nga skemat sociale e të punësimit nga Serbia.

“Sidoqoftë, LS-ja mbeti dominante brenda komunitetit serb të Kosovës, duke marrë mbështetje nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe duke u mbështetur në mediat serbe dhe mediat e vogla serbe të Kosovës për fushatën e saj. Përveç kësaj, u raportua presion mbi votuesit, të varur nga ndihma sociale dhe punësimi serb. Në përgjithësi, komunat me shumicë serbe të Kosovës panë një fushatë relativisht të ndrydhur krahasuar me komunat e tjera”, thuhet në raportin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të dhjetorit 2025.

Në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojnë në total katër subjekte politike serbe.

Pos Listës Serbe, do të garojnë edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Aleanca e Kosovës dhe iniciativa qytetare Bashkë Fitojmë, ku janë përfshirë subjektet politike si SNP, SZS e DS.

Në dy palët zgjedhjet e fundit, Lista Serbe nuk ka arritur të fitojë të 10 ulëset në Kuvend të rezervuara për komunitetin serb. /Koha

The post Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?