By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sa lehtë qenka të bëhesh patriot kur patriotizmi bëhet trend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sa lehtë qenka të bëhesh patriot kur patriotizmi bëhet trend
TOP Momenti

Sa lehtë qenka të bëhesh patriot kur patriotizmi bëhet trend

Momenti
Published: June 10, 2026

Desada Xhetani

Mbase është hera e fundit që flas për këtë temë, ndaj nëse keni kohë dhe dëshirë ju ftoj ta lexoni

Your browser does not support the video tag.

Ka diçka tragjikomike në këtë vend. Sa herë që Shqipëria rrëshqet edhe një hap më pranë humnerës, dalin menjëherë rojtarët e moralit publik për të na treguar jo si ta shpëtojmë, por kush paska të drejtë ta mbrojë.

Jo kush e do Shqipërinë më shumë. Jo kush ka sakrifikuar më shumë. Jo kush ka ngritur zërin më shumë. Por, kush qenka mjaftueshëm “i pastër” për të protestuar.

Your browser does not support the video tag.

Dhe, unë dua t’ju pyes: kush jeni ju?

Kush ju dha këtë tagër?

Ata që për trembëdhjetë vjet e panë Shqipërinë duke u zbrazur si një shtëpi e braktisur dhe nuk lëvizën as gishtin? Ata që në çdo palë zgjedhje e ricikluan të njëjtin pushtet dhe sot habiten pse pushteti është bërë i përjetshëm? Ata që talleshin me çdo protestë të opozitës, që numëronin makinat në rrugë, që ankoheshin për trafikun, që ironizonin qytetarët e ngritur në këmbë, ndërsa sot shesin leksione revolucioni?

Ju që sot bëni një story, një status, një hashtag dhe mendoni se kjo ju jep patentën e patriotizmit?

Nuk ka shqiptar të dorës së parë dhe shqiptar të dorës së dytë.

Sa lehtë qenka të bëhesh patriot kur patriotizmi bëhet trend …

Sa e lirë qenka të duash Shqipërinë për 24 orë në Instagram…

Sa e thjeshtë qenka të bësh një story me flamur dhe të vetëshpallesh ndërgjegjja kombëtare.

Ndërkohë Shqipëria vazhdon të humbasë gjënë më të shtrenjtë që ka: njerëzit e saj.

Sepse problemi i këtij vendi nuk janë flamingot.

Problemi nuk është as një pankartë, as një slogan, as një protestues më shumë apo më pak.

Problemi është se po ikin shqiptarët.

Po mbyllen shkollat.

Po boshatisen fshatrat.

Po plaken qytetet.

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Po shndërrohemi ngadalë në një komb që eksporton bijtë dhe importon justifikime.

Por, jo. Disa duan të na bindin se shqetësimi kombëtar duhet të jetë kush ndodhet në protestë dhe jo pse ka ardhur protesta.

Disa duan të flasim për fytyrat dhe jo për plagën.

Për etiketat dhe jo për katastrofën.

Për organizatorët dhe jo për Shqipërinë.

Madje, kanë arritur deri aty sa t’u mohojnë shqiptarëve të drejtën për të folur në emër të vendit të tyre vetëm sepse kanë bindje politike.

Çudi.

Kur një qytetar voton, quhet demokrat.

Kur proteston, quhet militant.

Kur hesht, quhet i matur.

Kur flet, quhet i politizuar.

Dhe, mbi këtë absurditet ndërtohet një kastë e re njerëzish që mendojnë se patriotizmi është licencë që e lëshojnë vetë.

Po jo.

Nëse unë jam pjesë e një partie, nuk pushoj së qeni shqiptar.

Nëse kam bindje politike, nuk më pakësohet dashuria për flamurin.

Nëse kundërshtoj qeverinë, nuk më hiqet e drejta të dua vendin tim.

Sepse Shqipëria nuk është pronë e askujt.

As e partive.

As e aktivistëve të përkohshëm.

As e atyre që kujtohen për të vetëm kur vjen moda e radhës.

Shqipëria është edhe e imja.

Po, e imja.

Po aq sa e juaja.

Ndoshta edhe më shumë nëse dashuria matet me qëndrueshmëri e jo me zhurmë.

Sepse unë nuk e dua Shqipërinë kur më leverdis.

Nuk e dua vetëm kur më sjell duartrokitje.

Nuk e dua vetëm kur ka kamera.

E dua kur më dhemb.

E dua kur më turpëron.

E dua kur më zhgënjen.

E dua kur më detyron të ngrihem dhe të flas.

Dhe, sot më dhemb kur shoh njerëz që për trembëdhjetë vjet kanë heshtur para një pushteti që ka kapur çdo qelizë të shtetit, por gjejnë forcën morale të më tregojnë mua si duhet të protestoj.

Më dhemb kur dëgjoj njerëz që kanë besuar verbërisht çdo propagandë të reformës në drejtësi, çdo përrallë të fabrikës së pushtetit, por sot bëjnë sikur nuk kuptojnë pse shqiptarët janë të revoltuar.

Më dhemb kur shoh se zemërimi i tyre nuk drejtohet ndaj shkaktarit të plagës, por ndaj kujtdo që guxon ta emërtojë atë.

Nëse ka 13 vjet që na është thënë të besojmë te reforma në drejtësi, te SPAK-u, te sistemi i ri, pse nuk i lini institucionet të flasin?

E vërteta është e thjeshtë.

Shqipëria nuk ka nevojë për censurë patriotike.

Nuk ka nevojë për roje të protestës.

Nuk ka nevojë për arbitra të atdhedashurisë.

Ka nevojë për njerëz që ngrihen.

Ka nevojë për njerëz që nuk heshtin.

Ka nevojë për njerëz që nuk e duan vendin vetëm në teori, por edhe në sakrificë.

Prandaj, mos më tregoni si duhet ta dua Shqipërinë.

Mos më pyesni kujt partie i përkas.

Mos më kërkoni certifikatë patriotizmi.

Pyeteni veten diçka shumë më të thjeshtë:

Kur Shqipëria po zbrazte shtëpitë e saj, po humbiste fëmijët e saj, po varfëronte familjet e saj dhe po vidhte të ardhmen e saj, ku ishit ju?

Sepse para se të gjykoni ata që sot janë ngritur në këmbë, duhet të jepni përgjigje për vitet kur qëndruat ulur.

You Might Also Like

Ahmeti: BDI formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran
KQZ në fazën e fundit të numërimit, mbeten të numërohen votat me postë dhe ato me kusht
Të vjedhura jashtë vendit, sekuestrohen 13 varëse me gurë diamant, mbi 15 kg ari e ora të markave të ndryshme – Policia e Shtetit publikon pamje
Nikolloski: Fillojnë punimet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërtojmë arterien kryesore për lidhjen me Kosovën dhe rajonin
Lidhja e Shëngjinit me Ranën e Hedhun, Rama: ‘Bypass-i’, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin

You Might Also Like

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë
TOP Momenti

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë

June 13, 2026
Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike
TOP Momenti

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

June 13, 2026
Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh
TOP Momenti

Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh

June 13, 2026
Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora
TOP Momenti

Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?