By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës, teksa rriten shqetësimet në Perëndim për “sulme hibride”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës, teksa rriten shqetësimet në Perëndim për “sulme hibride”
Lajme

Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës, teksa rriten shqetësimet në Perëndim për “sulme hibride”

Momenti
Published: September 24, 2026

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën tetë persona në Kiev dhe në rajonin e Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas.

Sulmet më 24 shtator ndodhën disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, i bëri thirrje botës që të rrisë presionin ndaj Rusisë.

“Një luftë që nuk u parandalua me kohë, nuk u ndal me kohë dhe për të cilën Rusia nuk u ndëshkua me kohë, vazhdon të përhapet”, tha Zelensky për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës që presidenti rus, Vladimir Putin, nisi në shkurt të vitit 2022, duke paralajmëruar se agresioni i Moskës nuk kufizohet vetëm në Ukrainë.

“Sa më shumë liri të ketë Putini për të vepruar, aq më i rrezikshëm bëhet bota për të gjithë të tjerët”, tha ai.

Në Evropë dhe gjetkë në Perëndim, është rritur shqetësimi për incidentet me dronë, aktet e sabotimit dhe dëshmi të tjera të sulmeve të “luftës hibride” të kryera ose që i atribuohen Rusisë, si dhe për mundësinë që Moska të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj një vendi të NATO-s.

Ministri polak për Çështjet Digjitale sugjeroi se Rusia mund të ketë qenë pas një zjarri që shpërtheu më 23 shtator në një stacion të komunikimeve satelitore, Starlink, në Poloninë qendrore, i cili, ndër të tjera, transmeton trafikun e internetit përmes Polonisë drejt Ukrainës dhe vendeve të tjera.

“Ky akt sabotimi ishte projektuar qëllimshëm për ta nxjerrë jashtë funksionit stacionin… duke ndërprerë qasjen në internet për institucione të ndryshme, përfshirë ushtrinë ukrainase”, tha Krzysztof Gawkowski për transmetuesin publik polak TVP Info. Ai tha se stacioni ishte ende operacional.

“Ka shumë të dhëna që sugjerojnë se kemi të bëjmë me një element të fazës së ardhshme të luftës hibride”, tha Gawkowski, duke shtuar se “shumë tregues sugjerojnë se kjo përputhet me këtë doktrinë të re ruse të sulmit”.

Ndërkaq, në një vlerësim të përditësuar të kërcënimit nga Rusia, Shërbimi danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) tha se Moska ka të ngjarë që t’i intensifikojë sulmet hibride ndaj objektivave në Perëndim, duke përfshirë potencialisht sulme kibernetike që synojnë “paralizimin e funksioneve kritike të shoqërisë”.

Ai tha se, teksa sulmet hibride “kryesisht kanë pasur për qëllim krijimin e frikës dhe dobësimin e mbështetjes publike për ndihmën ndaj Ukrainës”, ato kanë filluar të përfshijnë edhe përpjekje për të penguar mbështetjen që të arrijë në Ukrainë, si sabotimi i kompanive të mbrojtjes ose trenave që transportojnë pajisje ushtarake.

Për më tepër, kreu i DDIS-it, Thomas Ahrenkiel, tha se ekziston “një rrezik i ulët, por në rritje që Rusia të ndërmarrë një sulm të kufizuar ushtarak ndaj një ose disa vendeve të NATO-s që kufizohen me Rusinë”.

Agjencia ende beson se është “shumë e pamundur që Rusia të shohë ndonjë interes në pushtimin e një vendi të NATO-s, por nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi”, tha ai në një konferencë për media më 24 shtator./REL/

The post Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës, teksa rriten shqetësimet në Perëndim për “sulme hibride” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tri vite nga sulmi në Banjskë, ministria e Jashtme e Shqipërisë: Duhet llogaridhënie të plotë, pa të s’ka stabilitet
Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator
Funksionalizimi i institucioneve dhe zhvillimet aktuale politike, shefi i Zyrës së BE-së shkon për vizitë në LDK
‘‘Banjska e ndryshoi sigurinë në veri’’, Elshani lajmërohet nga Zveçani, kujton sulmin terrorist
Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina

LEXO GJITHASHTU

Mbi 80 institucione në Maqedoni, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik
Mbi 80 institucione në Maqedoni, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik
TOP Momenti
RrGK kërkon që nevojat e qytetarëve të prioritizohen në Buxhetin 2027
RrGK kërkon që nevojat e qytetarëve të prioritizohen në Buxhetin 2027
TOP Momenti
Ljupço Pecov dënohet me dy vjet burg me kusht pasi pranoi fajësinë
Ljupço Pecov dënohet me dy vjet burg me kusht pasi pranoi fajësinë
TOP Momenti
Rriten koeficientet e pagave për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni
Rriten koeficientet e pagave për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni
TOP Momenti
Vuçiq paraqet Serbinë si viktimë në OKB, Mujanoviq dhe Serwer ia kundërshtojnë narrativën me luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin
Vuçiq paraqet Serbinë si viktimë në OKB, Mujanoviq dhe Serwer ia kundërshtojnë narrativën me luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim
Lajme

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

September 24, 2026
Pse benzina mund të shtrenjtohet edhe më shumë në Zvicër
Lajme

Pse benzina mund të shtrenjtohet edhe më shumë në Zvicër

September 24, 2026
Intervistohet një e dyshuar për “Mosdhënie të ndihmës” në rastin e vdekjes së një personi në Mitrovicë
Lajme

Intervistohet një e dyshuar për “Mosdhënie të ndihmës” në rastin e vdekjes së një personi në Mitrovicë

September 24, 2026
AI do të jetë “temë e madhe diskutimi” me Xi-n, thotë Trump
Lajme

AI do të jetë “temë e madhe diskutimi” me Xi-n, thotë Trump

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?