By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Grumbullimi i qumështit vazhdon, përfaqësuesit qumështarëve flasin për negociatat me Ministrinë dhe AUV’in
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Grumbullimi i qumështit vazhdon, përfaqësuesit qumështarëve flasin për negociatat me Ministrinë dhe AUV’in
Lajme

Grumbullimi i qumështit vazhdon, përfaqësuesit qumështarëve flasin për negociatat me Ministrinë dhe AUV’in

Momenti
Published: September 3, 2026

Para disa ditësh, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë pezulluar vendimin për mosgrumbullimin e qumështit, rrjedhimisht, grumbullimi i tij do të vazhdojë deri në një vendim tjetër.

Kjo shoqatë, bëri të ditur se vendimi për grumbullimin, u mor pas takimit që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me këtë zhvillim, Gazeta Express, ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK), Gani Durmishi.

Ky i fundit, i pyetur për procesin e diskutimeve, dhe për situatën aktuale në këtë industri, ka thënë se gjatë takimit me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, janë kërkuar ‘’standarde evropiane’’, gjë të cilat, për ta janë të ‘’panjohura’’, pasi që siç ka shtuar ai, ligjet në fjalë janë të paaprovuara në Kosovë.

‘’Kemi pas një takim me ministrin dhe drejtoreshën që e ka ndrrue në vend të Bekim Hoxhës, ka ardh kjo, qysh e ka emrin po ia harroj… dhe jemi ulë kemi diskutu vendimin që është bë, dhe jemi dakordu që, e kanë pru ata një listë masi që na e kanë ndalë prodhimin, që me i plotësu ne disa kushte nëpër qumështore ata ça prodhojnë me prejardhje bimore, në kuadër të saj, pastaj me dal komisioni me na i dhanë pëlqimet nëse i plotësojnë kushtet, dhe me na dhanë hapësirë gjashtë mujore që dikush prej tyne nëse nuk i plotëson gjithë ato, se kanë lyp diçka me standarde evropiane, diçka që për neve janë të panjohura, se s’di ku i kanë marrë ato ligje, se ligje qasi nuk ka në Kosovë të aprovuara, por i kanë bo copy-paste të Kroacisë mdoket dhe Gjermanisë kështu që na i ka dhanë’’, ka deklaruar ai.

Tutje, Durmishi, ka deklaruar se Muja, ka premtuar formimin e një grupi punues, si dhe ka kërkuar një të tillë nga qumështarët, në mënyrë që të diskutohen gjërat ‘’pikë për pikë’’.

‘’Ne kemi thënë ani, edhe ato i pranojmë vetëm e vetëm të mos vijmë deri të bllokimi, krejt çka munum me plotësu, vetëm se duhet me na dhanë hapësirë pak më gjatë nëse krejt nuk mundemi me i plotësu, se është e kushtueshme kjo punë, ça kanë kërkuar këta, por ne do të mundohemi maksimalisht ça të lypni ju na me i kry detyrat tona, edhe inspektimi edhe të gjitha të tjerat që janë në listën e juaj. Ai na ka premtuar që do ta formojë një komision, një grup punues nga AVUK’ut, dhe ne si shoqatë një grup punues një grup punues për me u ulë së bashku pikë për pike me i shqyrtuar ato kërkesat e tyre.  Ne ua kemi dhanë një komentet, kemi pas dakordim që kemi me u me i shqyrtuar pikë për pikë, ende nuk kanë ftuar. Nuk e di a e kanë formu ata. Në bazë të atyre premtimeve që na i dhanë edhe ministri edhe drejtoresha e AVUK’ut, se tha ‘’aman se unë tash jam ardh  nuk e di ça kanë bë përpara, por tani neve do të ulemi do t’i shqyrtojmë këto kërkesat tona edhe të juajat, se mos kemi bë ndonjë lëshim ndonjë gabim’’, ne i dhamë hapësirë, dhe pastaj prumë vendim që qumështi do të mirret. Po thotë merre qumështin, a këtu ta ka ndal prodhimin, na nuk po dimë ku me çu sasinë e qumështit, këtu o problemi, jo që nuk kem kapacitete me prodhu, problemi është që qata qumësht që po e marrim prej fermerëve, nuk po guxojna me prodhu, se e ki ndalesën në qumështore, ta ka mshel qumështoren, me qato produkte’’, ka vijuar tutje ai.

Më tej, Durmishi ka thënë edhe se, hapësirat në treg i janë dhënë importit, ku janë ‘’mbushur raftet’’ me import.

‘’Kështu që deri sa nuk na i lëshon ato, ne duhet me reduktu, po presim një ditë, dy apo tri, jemi tu i gju. I ka dhanë hapësirë importeve, importet i kanë mbush raftat, neve na i kanë hjek prodhimin vendor komplet. Jemi në pritjet, po presim mbrenda kësaj jave, nëse rastësisht nuk na e çelë rrugën në najfar mënyrë, ne duhet që qat sasi që e kemi përpunuar me këto produkte bimore, ne sigurisht duhet me nal, nuk mundemi me marrë se s’kem ku e çojmë’’, ka shtuar ai.

Ky i fundit, ka thënë se edhe se, sipas tij, i gjithë qëllimi ka qenë që të ndalet prodhimi, gjë që ia kanë arrit, duke shtuar, se nëse s’ka reflektim nga ana e qeverisë, atëherë sërish do merret vendim për mosgrumbullim të qumështit.

‘’Ndalimin që e kanë bë, ata tash po i hajnë fjalët e njëri tjetrit, ai thojke ‘’unë s’kam thanë me ndalu, inspektorët  e AVUK’ut kanë bë gabim që e kanë ndalu, unë kam dhanë periudhë kohore gjashtë mujore’’. Neve  në momentin që është marrë ai vendim na kanë ardhë menjëherë inspektorët edhe na kanë leshu proces verbalin nëpër fabrika na kanë thanë që me ndërpre prodhimin e atyre produkteve që kanë pas me përmbajtje bimore, dhe ato ça janë nëpër rafte dhe markete me i tërhjek, se kinse keni punu gjëja paligjshëm. Inspektorët e AVUK’ut vendimin që na kanë kohë gjashtë mujore, që ne me u dakordu mes vete.  Unë qumështoren tem po e grumbulloj, po e boj djath stok, qetash ka rënë konsumi. Na ka shkaktu jashtëzakonisht probleme në këtë drejtim. Po hajt me shpresa apet, me ia dhënë edhe një shans qeverisë AVUK’ut, që me u ul me i bisedu, me i plotësu edhe na kushtet, nëse ka nevojë naj sen, nëse ka naj mungesë tonën me i plotësu. Qëllimi u kanë me na e ndërpre prodhimin, na e kanë ndërpre, po presim edhe qet javë, nëse nuk reflektojnë diçka, ne apët duhet me masa që qumështin mos me pranu, tjetër s’kem ça me bë, po presim, derisa qeveria të reflekton, na qumësht nuk marrim’’, ka përfunduar Durmishi për Express.

Për të njëjtën temë, Express ka marrë komente edhe nga Alajdin Fusha nga kompania ABI. Ky i fundit i pyetur për procesin e diskutimeve me Mujën, ka thënë se, për këtë industri, problemi kryesor është se deri në fund të muajit gusht ende nuk ishte finalizuar mekanizmi praktik, përkatësisht Check-lista mbi bazën e së cilës AUV do të zhvillonte procedurën e autorizimit të operatorëve vendorë.

‘‘Situata u krijua pas largimit nga raftet e supermarketeve të produkteve analoge të prodhuesve vendorë, ndërkohë që produkte të së njëjtës kategori nga importi vazhdonin të tregtoheshin. Si pasojë, hapësira e produkteve vendore filloi të zëvendësohej gjithnjë e më shumë me produkte të importuara. Përmasat e këtij fenomeni mund të verifikohen edhe përmes të dhënave të Doganës së Kosovës, duke krahasuar importet e këtyre kategorive gjatë viteve 2025 dhe 2026. Për ne si industri, problemi kryesor ishte se deri në fund të muajit gusht ende nuk ishte finalizuar mekanizmi praktik, përkatësisht Check-lista mbi bazën e së cilës AUV do të zhvillonte procedurën e autorizimit të operatorëve vendorë, në zbatim të Vendimit nr. 1414/2026 të Ministrit të Bujqësisë, i cili parasheh procedurën e autorizimit për përdorimin dhe përpunimin e produkteve analoge, yndyrave bimore dhe përbërësve zëvendësues’’, ka thënë ai.

Kjo, ka shtuar Fusha, përpunuesit janë gjendur në situatë të vështirë, pasi që, produktet nuk mund të vendoseshin në treg në mënyrën e mëparshme, ndërsa depot po mbusheshin.

‘’Në këto rrethana, përpunuesit u gjendën në një situatë shumë të vështirë: produktet nuk mund të vendoseshin në treg në mënyrën e mëparshme, depot po mbusheshin, eksportet e disa produkteve ishin të bllokuara, ndërsa grumbullimi i qumështit të freskët nga fermerët vazhdonte çdo ditë. Për këtë arsye, paralajmërimi për ndërprerjen e përkohshme të grumbullimit të qumështit nuk ka qenë qëllim në vetvete dhe as presion ndaj fermerëve. Ka qenë një masë e fundit paralajmëruese për shkak të pamundësisë fizike dhe ekonomike që përpunuesit të vazhdonin të grumbullonin sasi të reja të qumështit ndërkohë që depot ishin të stërmbushura dhe produktet vendore mungonin nga raftet’’, ka deklaruar më tej ai.

Fusha, e ka vlerësuar se ‘’diskutim konstruktiv’’ takimin me Mujën, ku i është dorëzuar edhe një kërkesë nga SHIQK.

‘‘Pas këtij zhvillimi u intensifikuan kontaktet institucionale. Më 31.08.2026 u zhvillua takim në AUV me drejtuesen e re të Agjencisë, ku patëm një diskutim shumë konstruktiv dhe premtues, ndërsa më vonë takimit iu bashkua edhe Ministri në detyrë i Bujqësisë, z. Armend Muja. Në të njëjtën ditë, SHIQK i ka dorëzuar Ministrit edhe kërkesën tonë me titull: “KËRKESË URGJENTE – Për zbatimin e procedurës së autorizimit të posaçëm/përkohshëm dhe rifillimin e prodhimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve analoge.”’’, ka thënë ai.

I pyetur se në çfarë kushtesh është vendosur të vazhdohet grumbullimi i qumështit, Fusha, ka thënë se, kanë marrë disa zotime institucionale që procesi të trajtohet me prioritet.

‘’Pas diskutimeve, kemi marrë zotimin institucional që procesi të trajtohet me prioritet. Pika kryesore për ne ka qenë që të përcaktohet dhe të fillojë sa më shpejt procedura konkrete e autorizimit nga AUV, për operatorët që kanë paraqitur kërkesat e tyre brenda afateve dhe në përputhje me Vendimin 1414/2026. Njëkohësisht është kërkuar që: të finalizohet me urgjencë Check-lista për autorizim; të fillojnë inspektimet dhe procedurat e autorizimit të operatorëve; ankesat individuale të kompanive të shqyrtohen me prioritet; procesi të zhvillohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë, AUV-së dhe industrisë. Mbi bazën e këtyre zotimeve dhe të dialogut të krijuar, ne kemi vlerësuar se duhet t’i japim mundësi procesit institucional dhe të vazhdojmë grumbullimin e qumështit nga fermerët, sepse fermeri nuk duhet të jetë ai që bart pasojat e një problemi administrativ apo rregullativ’’, ka thënë më tej Fusha.

Ndërsa i pyetur nga Express, se për çfarë janë dakorduar me ministrin Muja, Fusha ka deklaruar se, esenca e marrëveshjes është bashkëpunimi Ministri – AUV – Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës, me qëllim që procedura e autorizimit të nisë dhe të përfundojë sa më shpejt për qumështoret që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet ligjore.

‘’Thelbi i marrëveshjes sonë është bashkëpunimi Ministri – AUV – Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës, me qëllim që procedura e autorizimit të nisë dhe të përfundojë sa më shpejt për qumështoret që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet ligjore. Që nga data 31.08.2026 jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë dhe AUV-në. Edhe ne si Shoqatë kemi marrë përgjegjësinë që të kontribuojmë profesionalisht në finalizimin e Check-listës, në mënyrë që ajo të jetë e zbatueshme, e qartë për operatorët dhe inspektorët dhe në përputhje me Vendimin 1414/2026 dhe legjislacionin në fuqi. Për ne është shumë e rëndësishme që kjo çështje të zgjidhet shpejt. Çdo ditë që produktet vendore mungojnë në treg, hapësira e tyre po zëvendësohet me import. Nëse kjo gjendje zgjat, rikthimi i produkteve kosovare në raftet e marketeve do të bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Përveç tregut vendor, kemi edhe obligime ndaj distributorëve dhe partnerëve tanë jashtë Kosovës, prandaj vonesa ndikon drejtpërdrejt edhe në eksport dhe në kredibilitetin e kompanive vendore ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Dua ta theksoj se SHIQK nuk është kundër kontrollit, autorizimit apo sigurisë ushqimore. Përkundrazi, kërkojmë që të gjitha këto të zbatohen. Ajo që kërkojmë është që procedurat të jenë të qarta, të njëjta për të gjithë, të bazuara në ligj dhe të zbatohen pa vonesa të panevojshme, në mënyrë që industria vendore dhe fermerët të mos humbin tregun për shkak të procedurave administrative’’, ka përfunduar Fusha.

Ndryshe, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, ka thënë se do t’i njoftojë fermerët me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë. /GazetaExpress

The post Grumbullimi i qumështit vazhdon, përfaqësuesit qumështarëve flasin për negociatat me Ministrinë dhe AUV’in appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dodë Gjergji kërkon dialog për fenë dhe bashkëjetesën: Përgjegjësia nuk u takon vetëm prijësve fetarë
Peci për përçarjet në LDK: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se e përfaqëson atë
Ferrari “kthen” Schumacher në pistë: Italia nderon ish kampionin e madh të Formula 1
Stuhi e tmerrshme në Toronto: Era shkul pemët dhe rrëmben copa ndërtesash
Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë, sidomos kur ka potencial mospajtimi

LEXO GJITHASHTU

Një i pandehur dënohet me 5 vite burgim në Mitrovicë për mashtrim
Një i pandehur dënohet me 5 vite burgim në Mitrovicë për mashtrim
TOP Momenti
Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së: “Liria ka emër”
Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së: “Liria ka emër”
Lajme
Politikanët po përdorin AI për të shkruar fjalime dhe ligje pa i informuar votuesit, zbulon studimi
Politikanët po përdorin AI për të shkruar fjalime dhe ligje pa i informuar votuesit, zbulon studimi
Lajme
Polonia dënon “veprimet agresive” të Moskës, thërret ambasadorin rus
Polonia dënon “veprimet agresive” të Moskës, thërret ambasadorin rus
Lajme
Ora e Pritjes” nis sonte në Drenas, numërimi mbrapsht fillon në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”
Ora e Pritjes” nis sonte në Drenas, numërimi mbrapsht fillon në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”
Lajme

You Might Also Like

Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
Lajme

Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë

September 3, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri
Lajme

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri

September 3, 2026
Humb jetën shoferi në Ohër, automjeti mori flakë pasi goditi qentë endacakë
Lajme

Humb jetën shoferi në Ohër, automjeti mori flakë pasi goditi qentë endacakë

September 3, 2026
Tragjedi në Meksikë Ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
Lajme

Tragjedi në Meksikë Ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?