Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se kjo parti “nuk është kundër” ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale.
Rrustemi tha në KosovaLive në T7 se “duhet të sigurohemi që po ndihmojnë”, me ndryshimin e këtij ligji.
“Unë ende s’jam i bindur. Nëse ata janë të bindur, le të diskutojmë me njëri-tjetrin”, tha ai.
Përmbajtja nuk ka rëndësi, sipas tij. Tha se ai personalisht do ta votonte edhe zhbërjen e kësaj gjykate.
“Përmbajtja, sado që është komplekse, unë personalisht do ta votoja edhe sikur përmbajtjen do ta kishte ekstreme deri në zhbërje, por nëse do ta bindnim njëri-tjetrin që kjo e ndihmon minimalisht procesin”, tha ai.
Rrustemi tha se “këtë analizë duhet ta bëjmë”.
“Jo çfarë ka shkruar në projektligj. Por në raport me faktin që e kanë futë në Kushtetutë, në raport me faktin që ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, në raport me faktin që kemi dy marrëveshje ndërkombëtare, në raport me faktin që i kanë paraparë kësaj gjykate Avokatin e Popullit dhe Gjykatën e vet Kushtetuese…” tha ai.
Rrustemi tha se duhet diskutuar “për rreziqet eventuale të kësaj nisme”.
“Gjykata Speciale e ka edhe Gjykatën e vet Kushtetuese. Ata mund ta trajtojnë këtë nismë. Mund ta betonizojnë heqjen dorë nga sovraniteti i shtetit, kur e kemi themelu këtë Dhomë të Specizlizuar”, tha ai.
The post Rrustemi: LVV s’është kundër ndryshimit të ligjit për Specialen, por duhet ta bindim njëri-tjetrin se kjo e ndihmon procesin appeared first on Gazeta Express.

