By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore në Shqipëri, 10% më shumë në shtatë muaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore në Shqipëri, 10% më shumë në shtatë muaj
TOP Momenti

Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore në Shqipëri, 10% më shumë në shtatë muaj

Momenti
Published: August 27, 2026









Aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 10% në shtatë muajt e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa edhe korriku shënoi më shumë raste se një vit më herët, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Your browser does not support the video tag.


Në korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, nga 131 në korrik 2025. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 235, krahasuar me 194 një vit më parë.


Në periudhën janar-korrik, numri i aksidenteve arriti në 844, nga 767 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të vrarët dhe të plagosurit arritën në 1,187 persona, nga 1,077 në shtatëmujorin e vitit 2025.


INSTAT-i tha se 90.3% e aksidenteve të korrikut ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grup-mosha 25-34 vjeç përbënte 21.8% të numrit total të aksidenteve të regjistruara.


Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në korrik, me 59 raste, kundrejt 37 një vit më parë. Në kryeqytet u regjistruan 74 persona të vrarë ose të plagosur. Në shtatë muajt e parë të vitit, Tirana numëroi 336 aksidente, nga 219 në të njëjtën periudhë të 2025.


Sipas INSTAT-it, pjesa më e madhe e aksidenteve sipas fashës orare u regjistrua mes 19:00 dhe 24:00, me 25.5% të totalit.


E enjtja ishte dita me përqindjen më të lartë të aksidenteve, me 18.8%, ndërsa e marta kishte nivelin më të ulët, me 12.1%.


Të dhënat sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe përpunohen nga INSTAT. Shifrat për muajin e fundit janë paraprake dhe subjekt rishikimi.


Rritja e aksidenteve vjen në një kohë kur ka pasur një sërë reagimesh dhe masash për të rritur kujdesin në timon, përfshirë ndryshimet në Kodin Rrugor dhe kontrollet e shtuara në terren.


Një tjetër element që përmendet shpesh, përveç sjelljes së drejtuesve të mjeteve, është gjendja e rrugëve dhe zonat e njohura si “pika të zeza”. Në disa prej tyre janë kryer herë pas here ndërhyrje, por pavarësisht kësaj, ato vijojnë të evidentohen në problematikën e aksidenteve rrugore. /Monitor


source

You Might Also Like

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes
Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut
Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria
Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës
Vazhdohet deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë

LEXO GJITHASHTU

Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse
Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse
Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku
Lajme
Gara shpejtësie në Prizren, policia ndalon dy shoferë dhe ua sekuestron patentë-shoferët për 10 muaj
Gara shpejtësie në Prizren, policia ndalon dy shoferë dhe ua sekuestron patentë-shoferët për 10 muaj
Lajme
Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
Lajme
Nxënësja gjen kuletën me para dhe dokumente, ia dorëzon policisë në Prizren
Nxënësja gjen kuletën me para dhe dokumente, ia dorëzon policisë në Prizren
Lajme

You Might Also Like

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për ta paralajmëruar Rusinë të mos e sulmojë Baltikun
TOP Momenti

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për ta paralajmëruar Rusinë të mos e sulmojë Baltikun

August 27, 2026
KGJK-ja refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
TOP Momenti

KGJK-ja refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

August 27, 2026
PDK-ja do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
TOP Momenti

PDK-ja do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

August 27, 2026
BE-ja përsërit thirrjen për formim të institucioneve
TOP Momenti

BE-ja përsërit thirrjen për formim të institucioneve

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?