By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rritja përtej lagjes: Si Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rritja përtej lagjes: Si Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë
TOP Momenti

Rritja përtej lagjes: Si Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë

Momenti
SHARE

Në lokalin e ri të Green & Protein në Lakrishtë të Prishtinës, porositë përmes Wolt-it vinin pa ndalur. Edhe gjatë qëndrimit tonë gati një orë, dhjetëra shpërndarës vinin e largoheshin me shpejtësi me qeset e letrës në duar. Për këtë biznes kosovar, që ka nisur operimin në vitin 2017, bashkëpunimi me Wolt është bërë pjesë e përditshmërisë së punës dhe ka lujatur rol kyç në rritjen e biznesit.  

“Krahas rritjes sonë është bashkangjitur edhe Wolt. Kjo platformë na ka mundësuar që të rrisim kualitetin e shërbimit, të jemi sa më të shpejtë dhe njëkohësisht të kemi kënaqshmëri më të madhe të klientëve. Biznesi ynë është themeluar dhe do të vazhdojë të funksionojë me një vizion shumë të qartë, e ai është ushqimi i shëndetshëm për një jetë sa më të mirë”, thotë drejtori financiar Dardan Koleci.

Përvoja e krijuar në Kosovë ka bërë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vendet e tjera ku Green & Protein është zgjeruar. Pos dy pikave në Prishtinë, ata kanë hapur dy në Mal të Zi, dy në Shqipëri dhe një në Gjermani. Dhe së shpejti pritet të hapet edhe në Shkup dhe në Lubljanë.

Jo shumë larg Lakrishtës, në lagjen Arbëria të Prishtinës, një vend komod që u shërben me shije dhe menu unike konsumatorëve është Fika Eatery.

Pronari Defrim Puka, flet me pasion për menynë e larmishme dhe  bashkëpunimin me Wolt, duke e përshkruar atë si një shtysë të rëndësishme për rritjen aktuale të biznesit dhe planet e ardhshme.

“Bashkëpunimi me Wolt ka qenë një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Platforma na ka ndihmu me e çu eksperiencën e Fika-s edhe jashtë lokalit, duke arritë te klientë të rinj çdo ditë. Edhe në të ardhmen e shohim këtë partneritet si një shtyllë të rëndësishme për rritjen tonë, dhe pa hezitim do ta rekomandonim për çdo biznes të ri që synon me u zhvillu dhe me arritë një audiencë më të gjerë”, thotë Puka.

Në një nga lagjet më të reja të zhvilluara së fundmi të Prishtinës, rruga Muharrem Fejza, një tjetër biznes i suksesshëm në platformën Wolt është Pastao Eatery.

Pronari, Miftar Duriqi, shpjegon se si ky partneritet ka luajtur një rol kyç në rritjen e prezencës dhe dukshmërisë së Pastao në treg.

“Bashkëpunimi Pastao x Wolt ka qenë një hap shumë i vlefshëm për biznesin tonë. Përmes Wolt-it kemi arritur të jemi më afër klientëve, të marrim porosi nga klientë të rinj dhe të rrisim dukshmërinë e Pastao-s në treg. Për ne, ky bashkëpunim ka qenë një bonus i rëndësishëm në zhvillimin e biznesit dhe një mënyrë shumë praktike për t’i shërbyer klientëve më shpejt dhe më lehtë”, thotë Duriqi.

Këto rrëfime të autentike tregojnë ndikimin e drejtpërdrejt që Wolt po luan për bizneset në Kosovë. Për shumë prej tyre, platforma nuk është vetëm një mënyrë për të pranuar porosi, por edhe një mundësi për të rritur prezencën në treg, për të përmirësuar shërbimin dhe për ta bërë biznesin më të qasshëm për klientët.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë biznese po kërkojnë të rriten dhe të afrohen më shumë me konsumatorët, Wolt është bërë pjesë e një mënyre të re të të bërit biznes në vend.

Si mund të bëhen bizneset pjesë e platformës Wolt?

Bizneset mund të regjistrohen lehtë e shpejt përmes aplikacionit Wolt Merchant, duke plotësuar të dhënat bazë të biznesit në vetëm disa minuta.

Për çdo paqartësi, Qendra e FAQ për partnerët ofron udhëzime të qarta për gjithçka: nga menaxhimi i porosive deri te pagesat dhe përditësimet teknike.

The post Rritja përtej lagjes: Si Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin
Dy persona rrihen në Veternik, policia konfirmon rastin
PDK e vonon publikimin e listës së kandidatëve për deputetë
Me makinën e punës u përplas me trenin, vdes në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë
“Edhe pse janë në Listën “Guxo”, Gërvalla e Peci ishin dy luftëtarët më të mëdhenj kundër Vjosa Osmanit”, ish deputeti me kritika
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Kasami i përgjigjet opozitës: Ishte Dita e Evropës, prandaj intonuam vetëm himnin evropian
TOP Momenti

Kasami i përgjigjet opozitës: Ishte Dita e Evropës, prandaj intonuam vetëm himnin evropian

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Ministri Hoxha takim me homologun Ukrainas: Në Qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën
Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër
LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku
“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?