By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rritet inflacioni në eurozonë – Arrin në 3 përqind në prill, më i larti që prej 2023
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rritet inflacioni në eurozonë – Arrin në 3 përqind në prill, më i larti që prej 2023
Lajme

Rritet inflacioni në eurozonë – Arrin në 3 përqind në prill, më i larti që prej 2023

Momenti
Published: May 21, 2026

Përshpejtimi i çmimeve në Prill çoi inflacionin në eurozonë në 3%, nga 2.6% që ishte në Mars. kjo rezulton të jetë norma më e lartë që nga shtatori I vitit 2023 dhe dukshëm mbi objektvin e Bankës Qendrore Europiane prej 2%.

Rritjen më të fortë e kanë parë çmimet e energjisë që me bazë vjetore u zgjeruan me 10.8% muajin e kaluar, ndikuar nga lufta në Iran. Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon ende, ndikimi duket se do të shtrihet më tej edhe në pjesë të tjera të ekonomisë.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, pavarësisht se presioni më i dukshëm ka ardhur nga çmimet e energjisë këtë periudhë, shërbimet mbeten nxitësi kryesor i inflacionit në Eurozonë.

Normat më të larta vjetore të inflacionit sipas Eurostat u regjistruan në Rumani me 9.5%, ndjekur nga Bullgaria dhe Kroacia. Ndërsa, Suedia, Danimarka dhe Çekia regjistruan nivelet më të ulëta vjetore të inflacionit në prill.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, edhe aktiviteti ekonomik në eurozonë shënoi një tkurrje të ndjeshme në maj, më e shpejta në më shumë se dy vjet. Indeksi i përbërë i menaxherëve të Blerjes përpiluar nga agjencia Standard and Poor’s, ra në 48.8 përqind, shumë poshtë pritshmërive të ekonomistëve.

Kërkesa e përgjithshme u përkeqësua, ndërsa porositë e reja në të gjithë sektorin privat ranë me ritmin më të shpejtë në 18 muaj. Aktiviteti  shërbimeve, nxitësi dominues i ekonomisë së eurozonës dhe një matës kyç i kërkesës së konsumatorit u tkurr këtë periudhë.

Edhe tregu i punës ka marrë një goditje këtë periudhë pasi kompanitë e eurozonës ulën numrin e punonjësve për të pestin muaj radhazi. Banka Qendrore Europiane ndërkohë i la normat e interesit të pandryshuara muajin e kaluar, por sinjalizoi se mund të rriten në qershor si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

The post Rritet inflacioni në eurozonë – Arrin në 3 përqind në prill, më i larti që prej 2023 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haxhiu udhëton në Sofje për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore
IKD: Në momentin që certifikohen rezultatet duhet thirret seanca konstituive, nuk ka nevojë të pritet 30 ditë
Kuçi: Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike dhe terroriste
KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 13 QKN, procesohen mbi 55 për qind vendvotime
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për barrikadat në veri

You Might Also Like

55% e vendvotimeve të procesuara, KQZ: Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Lajme

55% e vendvotimeve të procesuara, KQZ: Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

June 10, 2026
Supremja refuzon ankesën e VV-së, mbetet në fuqi gjoba prej 5 mijë eurosh për përfshirjen e një të miture në fushatë
Lajme

Supremja refuzon ankesën e VV-së, mbetet në fuqi gjoba prej 5 mijë eurosh për përfshirjen e një të miture në fushatë

June 10, 2026
Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare
Lajme

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

June 10, 2026
Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK
Lajme

Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?