Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese. Dy deputetë të kësaj partie tashmë ndodhen brenda objektit të Gjykatës.
Kjo parti e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuse
PDK-ja kishte paralajmëruar më herët se do ta dërgonte çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të Kuvendit.
Partia ka bërë të ditur se në adresimin e saj në Gjykatë do të përfshijë edhe çështjen e formimit të Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Qeveria Kurti 4 u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Në votim morën pjesë 70 deputetë, ndërsa 62 prej tyre votuan pro kabinetit të ri qeveritar.

The post PDK-ja e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë appeared first on Gazeta Express.

