By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrëfimi prekës i Haradinajt kur pranoi aktakuzën për në Hagë: E gjeta duke qajtë presidentin Rugova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrëfimi prekës i Haradinajt kur pranoi aktakuzën për në Hagë: E gjeta duke qajtë presidentin Rugova
TOP Momenti

Rrëfimi prekës i Haradinajt kur pranoi aktakuzën për në Hagë: E gjeta duke qajtë presidentin Rugova

Momenti
Published: May 22, 2026
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në intervistën e tij të fundit televizive në cilësinë e kreut të kësaj partie, ka folur për periudhën e pasluftës, kalimin nga jeta ushtarake në atë politike dhe procesin e themelimit të subjektit që ai e ka udhëhequr që nga fillimi.

Haradinaj ka treguar në Debat Plus edhe për bashkëpunimin institucional të asaj kohe, duke përmendur raportin me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për të cilin u shpreh me respekt.

Your browser does not support the video tag.

“Presidenti ishte vërtet një burrë fisnik, respektonte autoritetin tim të kryeministrit… kishte raste kur ministrat nga LDK-ja… thoshte: shkoni te kryeministri, e keni kryeministrin, mos hajde më te unë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për punën e Qeverisë në atë periudhë, Haradinaj ka përmendur procesin e “standardeve para statusit”, duke thënë se janë realizuar “në kohë rekord” dhe se Kosova kishte marrë përgjegjësi edhe për disa fusha që më parë ishin kompetencë e OKB-së.

Ai ka thënë se, sipas tij, u konsolidua një jetë institucionale “kredibile” dhe u krijua një drejtim i qartë për rrugën përpara, por më pas erdhi, siç u shpreh, aktakuza nga Tribunali i Hagës, që për të ishte goditje e rëndë.

“Erdhi aktakuza… në një farë mënyre na theu një ëndërr në mes… Ka qenë një moment shumë i rëndë për mua, për shumë njerëz, realisht për familjen, për të gjithë”, është shprehur Haradinaj.

Në këtë kontekst, ai ka rrëfyer edhe një moment emocional me presidentin Rugova, duke thënë se ai e kishte përjetuar shumë rëndë lajmin dhe se, kur u takuan, Rugova kishte qenë i tronditur.

“Kur shkova… me taku, e gjeta aty i kajtë… ishte i mërzitur shumë… edhe unë isha i mërzitur, po provova me ia lehtu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se pas aktakuzës pati një mobilizim të gjerë shoqëror dhe reagime në shtresa të ndryshme – nga politika, te shoqëria civile, artistët e sportistët – ndërsa e ka përshkruar ngjarjen si një “goditje të madhe”./Telegrafi/

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

Privohet nga liria 36-vjeçari nga Tetova, i dehur e sulmoi nënën dhe shkatërroi shtëpinë
Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE
SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u kërkohet kujdes
Bekim Sali takoi përfaqësues të KE-së në Bruksel: Maqedonia e përkushtuar drejt procesit eurointegrues
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?